LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri, kushtet atmosferike të paqëndrueshme

Parashikimi i motit në Shqipëri, kushtet atmosferike të paqëndrueshme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se territori i Shqipërisë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell dhe kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës parashikohen reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.


Duke filluar pas orëve të mesditës do të ketë mot me alternime kthjellimesh e vranësirash shoqëruar me reshje shiu të dobëta lokale. Në relievet e larta malore në jug këto reshje do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive tepër afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi 1 – 8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe nëpër lugina era relativisht intensive me shpejtësi 10-15m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Vendoset pllakë e departamentit të patentë shoferëve në ish-objektin e komunës paralele në veri të Mitrovicës

Vendoset pllakë e departamentit të patentë shoferëve në ish-objektin e komunës paralele në veri të Mitrovicës

Lajme
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
​Aksident me fatalitet në Komoran, humb jetën motoçiklisti

​Aksident me fatalitet në Komoran, humb jetën motoçiklisti

Kronika e Zezë
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Ish-bashkëshorti e dogji me benzinë, mjekët e QSUT tregojnë gjendjen e 31-vjeçares

Ish-bashkëshorti e dogji me benzinë, mjekët e QSUT tregojnë gjendjen e 31-vjeçares

Lajme
Kalo në kategori