Profesori amerikan, Edward Joseph e ka vlerësuar një hap jashtëzakonisht pozitiv për Kosovën dhe qytetarët e saj miratimin e aplikimit të saj në Këshillin e Evropës. Ai ka thënë se për herë të parë kemi parë se shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-s që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës nuk e kanë penguar atë.
“Shtetet si Greqia, Sllovakia dhe Ukraina, e cila ka një rol kyç nuk votuan asnjëra kundër Kosovës. Ato abstenuan dhe në këtë mënyrë nuk e kundërshtuan votën e Këshillit të Evropës, duke i mundësuar Kosovës që të ecë tutje dhe kjo është shumë me rëndësi. Është një hap pozitiv dhe shumë i madh i Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s dhe me dobi praktike për qytetarët shqiptarë dhe serbë të Kosovës”, ka theksuar Joseph për RTK-në.
Ai ka thënë se nuk ka qenë i befasuar me votën kundër të Hungarisë, pasi sipas tij presidenti i saj është një lider autoritativ, i cili po luan lojë të dyfishtë, por ka thënë se ky kundërshtim hungarezë nuk do të ketë ndonjë rol në fund të procesit.
Profesori Joseph tutje ka thënë se Serbia me Marrëveshjen e Ohrit është dakorduar që të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat evropianë dhe rasti i votës kundër në Këshillin e Evropës paraqet shkelje të zotimeve të saj.
“Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell duhet të komunikojë drejtpërdrejt me Madridin zyrtar, Bukureshtin dhe Nikozinë dhe zyrtarisht t’ua komunikojë se Serbia e ka shkelur zotimin e saj për të mos e penguar Kosovën në anëtarësim në mekanizmat evropian”, ka shtuar profesori amerikan.
Ai tutje ka thënë se interesi bazë i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq nuk është mirëqenia e serbëve të Kosovës. “…sepse sikur do të ishte i interesuar për mirëqenia e serbëve ai do të përpiqej që t’i zgjidhte këto çështje. Përfituesit e vërtetë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës përveç shqiptarëve do të jenë serbët e Kosovës sepse do të kenë qasje në drejtësinë evropiane”, është shprehur Joseph.
Miratimi i aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës sipas profesorit amerikan paraqet një tregues pozitiv për mundësinë e Kosovës për të avancuar tutje në rrugëtimin e saj evropian. Por, ai ka thënë se Kosova e ka obligim që ta pranojë dhe ta shtyjë përpara formimin e Asociacionit.
“E di që është diçka e vështirë por është një obligim nga marrëveshjet paraprake dhe nga ato të fundit në Bruksel dhe Ohër. Duhet të themelohet Asociacioni në mënyrë të shpejt, të drejtë dhe efektiv, duke bashkëpunuar me SHBA-në dhe BE-në, duke siguruar se nuk ka ndonjë kërcënim për funksionalitetin e Kosovës dhe tërësinë e saj”, ka nënvizuar Joseph.
Ai nuk e ka vlerësuar aq shqetësues faktin se në grupin menaxhues, i cili do të hartojë draft-statutin e Asociacionit nuk është asnjë shqiptar. “Sa i përket dinamikave konkrete se kush do të propozojë Asociacionin është me pak e rëndësishme sesa përmbajtja e statusit. Qeveria e Kosovës është duke punuar ngushtë me BE-në dhe SHBA-në sa i përket përmbajtjes së statutit. Ajo duhet të jetë e tillë që t’i adresojë çështjet e vërteta të qytetarëve të saj dhe t’i mundësojë vetës të funksionojë mirë dhe mbarë. Kjo është në interes që çdo qytetari. Një Asociacion që i bën të ndihen mirë e të sigurt”, ka thënë profesori amerikan.
Ai ka thënë se është i vetëdijshëm se për palën shqiptare ndoshta paraqet shqetësim fakti se nuk është asnjë anëtar i qeverisë së Kosovës në këtë grup menaxhues, por ka thënë se nuk e sheh si diçka të patejkalueshëm.
“Nëse ekipi menaxhues ka serbë, ata do të propozojnë një version, i cili ndoshta mund të jetë i papranueshëm por nuk përfundon e tëra me kaq. Para takimit më 2 maj Kosova mund t’i propozojë çështjet dhe shqetësimet e saj. Por Kosovës i takon të jetë konstruktive, të ketë interesim për mbrojtje të rendit të saj kushtetues, tërësisë së saj, kufijve të saj dhe të mos i kompremtojë ato në asnjë mënyrë”, ka thënë Joseph, sipas të cilit statuti i Asociacionit duhet të jetë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe interesat e qytetarëve të saj.
Profesori Joseph ka thënë se me formimin e Asociacionit, Beogradi zyrtar më nuk do të ketë mundësi të sabotojë dhe të bllokojë zgjedhjet, teksa Kosova do të ketë një personalitet të saj të formuar ndërkombëtarisht dhe do të ecë përpara drejt integrimeve të saj evropiane.
Sa i përket takimit të liderëve më 2 maj në Bruksel, Joseph ka thënë se me deklarimet e fundit Vuçiq i ka humbur nervat dhe presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti duhet t’i ruajnë nervat dhe të jenë konstruktiv para faktorit ndërkombëtar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit viziton trupat amerikane të KFOR-it, sheh veriun nga helikopteri
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare