LAJMI I FUNDIT:

Bali Major 2023 i Dota 2 do të mbahet në një resort luksoz me 5 yje

Bali Major 2023 i Dota 2 do të mbahet në një resort luksoz me 5 yje

Bali Major 2023 është shpallur nga IO Esports dhe Epulze, dhe do të jetë i fundit i Dota Pro Circuit (DPC) përpara The International 12 (TI12).

Ngjarja është caktuar të zhvillohet nga data 29 qershor deri më 9 korrik, ndërsa finalet e mëdha do të mbahen nga data 7 deri më 9 korrik në Ayana Resort, një resort luksoz me 5 yje në Bali.


Në këtë turne do të garojnë gjithsej 18 skuadra më të mira nga çdo rajon i Dota Pro Circuit.

Skuadrat do të jenë në garë për pikët DPC të cilat ju ndihmojnë ta sigurojnë pjesëmarrjen në turneun më të madh të Dota 2 – The International.

Gjithashtu për skuadrat pjesëmarrëse do të ndahet një grup çmimesh prej 500.000 dollarësh.

Kjo do të jetë ngjarja e parë e Valve në Indonezi dhe shënon një moment të rëndësishëm për komunitetin Dota 2 të këtij vendi. /Telegrafi/