LAJMI I FUNDIT:

LD: LSDM dhe BDI po pengojnë krijimin e Agjencisë së pavarur për luftën kundër korrupsionit

LD: LSDM dhe BDI po pengojnë krijimin e Agjencisë së pavarur për luftën kundër korrupsionit
????????????????????????????????????

LSDM dhe BDI, duke votuar kundër miratimit të Ligjit për luftimin e formave të rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë nga Komisioni i Sistemit Politik dhe Komisionit Legjislativo-Ligjor në Kuvend, në thelb po bllokojnë luftën kundër krimit të kryer nga zyrtarët. Në këtë mënyrë dy partitë në pushtet pengojnë krijimin e një institucioni të pavarur “Agjencinë” për luftën kundër krimit, jashtë ndikimeve politike, partiake dhe korruptive, thonë nga Lidhja Demokratike (LD).

Nga LD thonë se kjo Agjenci duhet të zbulojë krimin dhe korrupsionin e lartë, të zbulojë pasurinë e fshehur të zyrtarëve në vend dhe jashtë vendit, të propozojë konfiskimin e pasurisë dhe ndalimin e veprimtarisë politike.

“Ligji përfshin zgjidhje sistemike që garantojnë pavarësinë e Agjencisë. Agjencia do të drejtohet nga një drejtor i cili do të emërojë një bord të përbërë nga personel me integritet dhe kredibilitet të lartë dhe në të do të punojnë profesionistë të cilët do të kenë të drejta dhe kompetenca të veçanta.


Krimi shkatërron institucionet dhe shtetin në tërësi, kërcënon rendin juridik dhe sigurinë juridike, varfëron qytetarët, prandaj të rinjtë shkojnë jashtë vendit, thuhet në njoftim.

Për partinë që deri vonë ishte pjesë e qeverisë, “partitë që bllokojnë reformat për një luftë më efektive kundër korrupsionit të lartë janë në thelb kundër anëtarësimit të plotë të Maqedonisë në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e LD-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Kalo në kategori