LAJMI I FUNDIT:

Trimat anonimë të internetit

Trimat anonimë të internetit
Ilustrim

Xhovani Shyti

Në vlerësimin e jo pak studiuesve të huaj, pjesa sunduese e popullsisë shqiptare të kohës së komunizmit vlerësohej të ishte mazokiste. Mazokizmi është fenomen psikologjik që shfaqet masivisht sundues tek individët e popullsive që jetojnë nën sisteme apo regjime diktatoriale. Nga mungesa e kurajës e guximit për të ngritur krye ndaj të keqes, këta individë dashurojnë vuajtjen, kthehen në skllevër të kënaqur në vuajtje sistematike. Guximi, ngritja krye ndaj të keqes shtypëse, për mazokistin është “shfaqje e huaj”, kurse quan detyrë përballimin me stoicizëm të dhimbjes, vetësakrifikimin në emër të idealit të partisë, të pushtetit e shtetit të maskarenjve, që lumturinë e pakicës e ngre mbi fatkeqësinë e shumicës.

Në kompensim të mungesës së kurajës për t’ju kundërvënë ballazi të keqes ekzistenciale, mazokistët më guximtarë zgjedhin si armë beteje ndaj saj trimërimin në anonimitet. Atë kohë, pra në diktaturë, letrat e traktet ishin pika kulmore e guximit mazokist. Tekstet e letrave të hartuara sipas stilit raportueso-denoncues, nisnin me togfjalëshin: “I dashur shoku udhëheqës …”, dhe mbylleshin me frazën: “Një shok që i don të mirën Partisë, pushtetit popullor dhe popullit”. Përkundër tyre stili i tekstit të trakteve ishte diskretitues, i hartuar me shumë guxim e kurajë. Me përmbajtje të forta antiparti, antipushtet, antidiktaturë. Ndërkohë që letër-shkruesat kishin shkallë shumë më të lartë përhapjeje, trakte-hartuesit numëroheshin me gishtat e njërës dorë. Gjithsesi ajo që i përbashkonte këto dy kategori ishte mbetja anonime e autorëve.


Trimëria anonime ishte tipari i mazokizmit masiv të katër dekadave jetese nën diktaturën komuniste dhe ndonëse ka më shumë se 30 vjet që pretendohet se këtë regjim e kemi lenë pas, fenomeni psikologjik i mazokizmit vijon të jetë prezent me gjithë sa përmendëm. Dëshmi e dukshme e këtij fakti është mungesa masive e kundërshtive, mosngritja krye masivisht, marrja masivisht përsipër e vetëvuajtjes pa arsye, vetësakrifikimi i lirive e të drejtave individuale thelbësore në emër të ruajtjes së unitetit, të idealit të partisë e udhëheqësit, të pushtetit e shtetit edhe kur këtë e kanë zaptuar maskarenjtë, që lumturinë e tyre e ngrenë mbi fatkeqësinë e shumicës zverkulur, që hesht e s’bën zë. Fatkeqësisht, sjellja mazokiste e pjesës sunduese të shoqërisë shqiptare shfaqet dukshëm fare, veçanërisht në shoqërinë e internetit, ku individët shqiptarë del të jenë trima të pashoqë. Madje, duke ia kaluar për guxim edhe francezëve të cilët përpara lirive, të drejtave dhe mirëqenies së vet, nuk venë askënd që në mënyrë abuzive ua shkel ato.

Në botën virtuale të internetit guximi i shfrenuar i regjimenteve shqiptare shfaqet i armatosur me rrugaçërinë e vulgaritetit gjuhësor, tek i thyen brinjë e kafkë më së pari individit që me idetë e veta ndryshe guxon të cenojë nderin e humbur të “burrave” të politikës, të shtetit e pusht-shtetit. Mjafton të ndjekësh rubrikën e komenteve pa fre, që disa media lenë në dispozicion të lexuesve për tu bindur në guximin e skuadroneve komentuese, të cilët, të fshehur pas mburojës së anonimitetit mazokisht, bëjnë copë e çikë autorët jo anonimë të shkrimeve kondraversale, që guxojnë të “cenojnë” nderin e humbur të kryeministrit, të presidentit, të Lali Erit e lalëve të tjerë ministra, politikanë, kryebashkiakë, opozitarë, pozitarë etj. I bëjnë copë e çikë. U thyejnë brinjë, dhembë e dhëmballë. I nëmin me libër shtëpie, me fis e farë, duke u prezantuar si trima anonimë të internetit.

Në trend

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë

"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme

Evropa
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

Magazina
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Kalo në kategori