LAJMI I FUNDIT:

Kompania Carlex Design modifikoi Mercedes-Maybach GLS, i tërë projekti kushtoi 56 mijë euro

Kompania Carlex Design modifikoi Mercedes-Maybach GLS, i tërë projekti kushtoi 56 mijë euro

Për dallim nga shumica e kompanive që merren me modifikimin e veturave, Carlex Design është gjithmonë i matur kur modifikon vetura të markave të njohura, por në rastin e modelit Mercedes-MaybachGLS mund të thuhet se ka bërë përjashtim.

Fotografitë e publikuara më poshtë shfaqin veturën me ngjyra të kombinuara portokalli dhe të hirtë, kurse ka fellne 23-inç që kushtojnë 11 mijë euro, transmeton Telegrafi.


Vlen të theksohet se nuk bëhet fjalë për një Maybach të “zakonshëm”. Detajet e eksterierit kushtojnë 15 mijë euro.

Brendësia e veturës ka pësuar ndryshime të mëdha, në Carlex thonë se e ka veshur me lëkurë ngjyrë “tulle”, derisa në ulëse gjendet logotipi Carlex Design. Ky modifikim ka kushtuar 33 mijë euro.

Nga kompania nuk ka informacione nëse ka ndryshime në performancë, kështu që GLS-në e vë në lëvizje motori 4 litërsh twin-turbo V8 që me gjasë prodhon 550 kuaj-fuqi.

Shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për rreth 5 sekonda. I tërë tretmani nga Carlex Design ka kushtuar hiq më pak se 56.050 euro. /Telegrafi/