Dushan Janjiq, themelues i Forumit për Marrëdhëniet Etnike në Beograd ka folur rreth zgjedhjeve të së dielës në veri të Kosovës.
Sipas mediave në gjuhën serbe, përcjell Telegrafi, Janjiq ka thënë se kur është fjala për Prishtinën, nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të vazhdojnë, gjegjësisht të tentojnë të vendosin administratën e kryetarëve të rinj, gjë që sipas tij do të jetë jashtëzakonisht e vështirë sepse administrata nuk është vetëm një person.
“… Dhe nuk ka dyshim se vakumi institucional do të thellohet, edhe pse (Albin) Kurti sapo i organizoi zgjedhjet që gjoja të mos ketë vakum institucional…”, vlerëson Janjiq.
Andaj, siç ka vlerësuar ai, në veri të Kosovës nuk ka fitues të zgjedhjeve, sepse tani po fillon një fazë e re e kushtëzimit të vazhdimit të dialogut.
Kështu, Dushan Janjiq, tha se pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, po hyn në një fazë të re tensioni.
“Këtu nuk ka fitues, tani po hyjmë në një fazë të re tensioni dhe kushtëzimi me vazhdimin e dialogut për normalizim”, tha Janjic për Al Jazeera.
Në këtë drejtim, përkrahja e Brukselit dhe Uashingtonit për zgjedhjet në Kosovë, të cilat u mbajtën përkundër bojkotit të serbëve vendas, sipas Janjiqit nuk është e mirë dhe mund të ketë pasoja në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Dhe kjo situatë, sipas tij, i shkon në favor presidentit rus, Vladimir Putin.
“Mund të them vetëm në mënyrë cinike se deklaratat e BE-së në këtë moment e kanë ndihmuar Rusinë aq shumë sa Putin është shumë i kënaqur, sepse i kanë hapur një front të mundshëm. Së pari, për diskreditimin ndërkombëtar të Perëndimit si jodemokratik dhe së dyti, si një mundësi efektive për të ndërhyrë në situatë”, ka thënë ndër tjerash Janjiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje