Vitin e kaluar, drejtori ekzekutiv i Alphabet Pichai fitoi mbi 200 milionë dollarë
Drejtori ekzekutiv i Alphabet Inc, Sundar Pichai, pranoi një kompensim total prej 226 milionë dollarëve në vitin 2022, e që është një shifër prej mbi 800 herë më e lartë se sa paga mesatare, bëri të ditur kompania nëpërmjet një depozitim të letrave me vlerë të premten.
Kopmenzimi i Pichai përfshinte edhe shpërblime me stoqe me një vlerë prej 218 milionë dollarëve, thuhej në depozitimin e bërë.
Diferenca e pagave vjen në një kohë kur Alphabet, kompania mëmë e Google, ka shkurtuar vendet e punës në mbarë botën, kompania me bazë në Mountain View, Kaliforni bëri publike planet për të shkurtuar 12,000 vende pune në mbarë botën në janar, ekuivalente me 6 për qind të fuqisë punëtore të saj globale, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.
Në fillim të këtij muaji, qindra punëtorë të Google organizuan një largim në zyrat e kompanisë në Londër si shenjë proteste pas një mosmarrëveshjeje për pushimet nga puna.
Në mars, punonjësit e Google në Cyrih kishin inskenuar një largim nga zyrat e kompanisë pasi më shumë se 200 punëtorë u pushuan nga puna. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
iPhone 4 SE i Apple do të jetë më i shtrenjtë se paraardhësi i tij
Ligji i parë global për Inteligjencën Artificiale – çfarë synon me këtë hap inovativ Bashkimi Evropian?
Shkarkoni iOS 17.5.1 tani për të rregulluar problemin e rishfaqjes së fotove të fshira
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251