LAJMI I FUNDIT:

Mirjeta Ilazi rrëfen për përvojën e saj si drejtoreshë në shkollën e mesme ekonomike “8 Shtatori” në Tetovë

Mirjeta Ilazi rrëfen për përvojën e saj si drejtoreshë në shkollën e mesme ekonomike “8 Shtatori” në Tetovë

Intervistoi: Aroma Aliti

Në një intervistë për Telegrafi Maqedoni flet drejtoresha e shkollës së mesme ekonomike në Tetovë, Mirjeta Ilazi, e cila tashmë 18 vite është e punësuar në këtë shkollë duke ia kushtuar kështu gjithë karrierën e saj arsimit. Mirjeta rrëfeu për eksperiencën e saj si drejtoreshë me të mirat dhe vështirësitë që ka ky pozicion.

Ndryshe, përgjatë mandatit të saj kjo shkollë u zgjodh si më e rregullta sa i përket zbatimit të sigurisë për nxënësit në shkollë dhe këtë fakt ajo e emëron si traditë e shkollës ndër vite. Mes tjerash, ajo foli dhe për sistemin arsimor në Maqedoninë e Veriut duke theksuar se institucionet arsimore duhet të jenë të pavaruara dhe jo të ndikuara nga politikat ditore.


Një përshkrim i shkurtër rreth vetes?

Pasi i kam mbaruar studimet në fakultetin ekonomik në Shkup, jam punësuar në shkollën ekonomike në vitin 2005 si profesoreshë e lëndëve ekonomike. Në vitin 2016 i kam regjistruar studimet e magjistraturës në Fakultetin ekonomik në Tetovë, në programin studimor marketing-menaxhment. Tani jam kandidat në PhD në semestrin e fundit në Fakultetin e makinerisë në Shkup, në drejtimin studimor menaxhment industrial. Në vitin 2019 jam emëruar drejtoreshë në shkollën e mesme ekonomike në Tetovë dhe më pas me konkurs e kam marrë mandatin deri në vitin 2024.

Ju jeni drejtoreshë në shkollën ekonomike në Tetovë, cilat janë sfidat e të udhëhequrit një shkollë?

Të udhëheqësh një shkollë është një punë me shumë përgjegjësi dhe dinamike sepse situatat ndryshojnë me shpejtësi dhe zgjidhjet duhet të menaxhohen me shumë kujdes. Procedurat administrative janë nganjëherë më të komplikuara dhe nuk është se ka një udhërrëfyes që të tregon se si të veprosh, por duhet të analizosh dhe konsulltohesh shumë që të bësh veprimin e duhur.

Cilat janë vështirësitë dhe problemet kryesore me të cilat përballet shkolla?

Nuk mund te them se ka probleme, por ka punë qe ndonjëherë janë më të vështira. Nxënësit janë në moshë delikate dhe kujdesi duhet të jetë i vazhdueshëm. Problem paraqet mungesa e librave sepse kjo e ndryshon edhe mbarëvajtjen e orëve, por meqenëse kemi informata se furnizimi me libra është në proces mbetemi me shpresë se vitin e ardhshëm do jemi më të përgatitur

Shkolla juaj sipas institucioneve tjera ligjvënëse dhe ligjzbatuese, jeni zgjedhur si shkolla më e rregullt sa i përket zbatimit të sigurisë për nxënësit në shkollë. Si e arritët këtë?

Për fat të mirë rendin dhe disiplinën e kemi shndërruar në traditë në shkollën tonë, unë e kam vazhduar atë që e kam gjet prej më herët. Jemi kolektiv kompakt, oborrin e kemi të mbështjellur edhe qëndrueshmëria e rregullave e ka bë që të na njohin si shkollë të sigurt.

Çfarë mendoni për sistemin arsimor në Maqedoninë e Veriut?

Sistemi arsimor në Maqedoni të Veriut është i mirë, por ka shumë pengesa në zhvillim. Mendoj se ka mungesë të pavarësisë së institucioneve arsimore, kurse në anën tjetër qendra nuk është në gjendje t’i menaxhojë në kohë reale të gjitha institucionet. Mendoj se duhet të krijohen institute rajonale nga njerëz ekspert të fushës të cilët do t’i analizojnë gjërat në mënyrë të pavarur dhe profesionale pa ndërhyrjen e politikave ditore.

Çfarë mesazhi do i jepnit rinisë?

Rininë do ta kisha lutur që sa më shumë të punojnë sepse vendi jonë ka nevojë për shumë punë, të tjerat na i ka fal natyra.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori