LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: Për ndërtimin e Korridorit 8, 70% e punëtorëve do të jenë të huaj

Nikollovski: Për ndërtimin e Korridorit 8, 70% e punëtorëve do të jenë të huaj

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski në intervistën e tij për “Fokus” zbuloi detaje të marrëveshjes mes Qeverisë dhe “Bechtel & Enka” që ka të bëjë me ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10.

“Bëhet fjalë për planin 11 të marrëveshjes e që ka të bëjë me numrin e punëtorëve dhe planin për punën. Aty përcaktohet se sa punëtorë do të punojnë në autostradë dhe sa prej tyre do të jenë nga jashtë dhe sa nga brenda. Sipas marrëveshjes, nga numri i përgjithshëm i punëtorëve, 30 për qind do të jenë të brendshëm dhe 70 për qind prej tyre nga jashtë. Kjo do të thotë se 70% e parave që i japin qytetarët e Maqedonisë do të shkojnë jashtë shtetit”, tha Nikollovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se në vend që të punësojnë njerëz nga brenda, Maqedonia punëson të huaj, ndërsa kryeministri, sipas Nikollovskit, gënjen kur thotë se minimum 51% e punëtorëve do të jenë punëtorë të brendshëm.


Nikollovski sqaroi se vetëm punëtorët e huaj të Bechtel & Enka nuk do të duhet të marrin leje pune dhe leje qëndrimi dhe do të mund të punojnë në ditën e parë që kanë hyrë në Maqedoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori