LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë me seancë të re

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë me seancë të re

Gjykata Kushtetuese sot do të mbajë seancën e 15-të, në të cilën janë paraqitur gjashtë iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, një kërkesë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave dhe propozim për vendosje sipas projekt-vendimir.

Gjyqtarët kushtetues, ndër të tjera, do të diskutojnë për nismat që kontestojnë dispozitat e Ligjit për marrëdhënie të punës që kanë të bëjnë me të drejtën për pushim javor me pagesë, Ligjin për zgjidhejn e kontestit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Makpetrol SHA Shkup, Ligjin për tarifat gjyqësore, Rregulloren për kushtet minimale teknike, hapësinore, financiare dhe kuadro për marrjen e licencës për transmetim radioteleviziv, Rregulloren për kontrollin teknik të automjeteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në rend të ditës është edhe Vendimi i kontestuar i Këshillit të Komunës së Kamenicës së Maqedonisë, si dhe kërkesa e parashtruar për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave lidhur me diskriminimin në bazë të përkatësisë sociale, për shkak të mos vaksinimit, shkeljes së të drejtës për lirinë e ndërgjegjes dhe besimin në dëmshmërinë e vaksinave.


Gjykata Kushtetuese do të vendosë për propozimin për shfuqizimin e nenit 56 paragrafi 1 pika 3 të Ligjit për Tregtinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme

"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim

Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim

Lajme
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Lajme
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

Lajme
Kalo në kategori