LAJMI I FUNDIT:

Aparati për kontrollimin e pajisjeve për çështje sigurie në Kuvend jashtë funksionit

Aparati për kontrollimin e pajisjeve për çështje sigurie në Kuvend jashtë funksionit

Aparati për kontrollimin e pajisjeve dhe mjeteve të ndryshme që bartin të gjithë ata persona që duan të hyjnë në hyrjen kryesore të objektit të Kuvendit të Kosovës, si punëtorët, vizitorët por edhe gazetarët, kameramanët dhe fotografët nuk është duke funksionuar.

Telegrafi merr vesh se kjo po shkakton telashe për të gjithë ata që vizitojnë Kuvendin, duke shkaktuar humbje kohe e tollovi, gjersa po ashtu vështirëson edhe punën e zyrtarëve të sigurisë. /Telegrafi/