LAJMI I FUNDIT:

Bereqeti dhe Galeria Shopping Mall dhurojnë 100 pako ushqimore për komunitetin në kohën e Festës së Fitër Bajramit

Bereqeti dhe Galeria Shopping Mall dhurojnë 100 pako ushqimore për komunitetin në kohën e Festës së Fitër Bajramit

Muaji i Ramazanit dhe festat si Fitër Bajrami na përkujtojnë rëndësinë e solidaritetit dhe përkujdesjes së bashkëveprimit me grupe të ndryshme shoqërore. Duke e njohur këtë rëndësi dhe vlerën e bashkëpunimit për kampanja me qëllime humane, shoqata BEREQETI dhe qendra tregtare GALERIA edhe këtë vit kanë organizuar kampanjën e bamirësisë për të ndihmuar familjet në nevojë.

Me këtë rast, është organizuar aksioni humanitar përmes të cilit gëzimin e pritjes së festës së Fitër Bajramit, shoqata BEREQETI dhe GALERIA Shopping Mall janë përkujdesur ta ndajnë me 100 familje nga komuna e Prizrenit. Familjeve me jetimë dhe me asistencë sociale, nënave vetushqyese e individëve me aftësi të kufizuara,  që përballen me kushte të vështira ekonomike, në prag të kësaj feste, sado pak u janë mbushur tavolinat me produkte ushqimore dhe produkte me bazë higjenike për shtëpitë e tyre, duke shpresuar që t’i dhurohet kuptim festës në shtëpitë e tyre.

Edhe kësaj radhe, GALERIA Shopping Mall dëshmon gatishmërinë për bashkëpunime me shoqata dhe organe të ndryshme, duke qenë pjesë e nismave dhe kampanjave që kanë qëllime humane për t’u solidarizuar me të gjitha grupet shoqërore.

Me shpresën se rritet ndërgjegjja shoqërore  për përkujdesje dhe kontribut në vendin tonë, qendra tregtare GALERIA ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve musliman.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Ekonomi
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

CIAR Medical Clinic
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Prishtina Ticket
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Ekonomi
Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Ekonomi
Kalo në kategori