LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, zbardhet dëshmia e të arrestuarit: Konflikti për një vajzë

Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, zbardhet dëshmia e të arrestuarit: Konflikti për një vajzë

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e mesnatës së djeshme ku humbi jetën 20-vjeçari Stiven Toshkëzi në Tiranë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se Ensi Maze i cili ra në prangat e policisë pak orë pas ngjarjes, ka deklaruar përpara oficerëve të policisë gjyqësore se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me viktimën, por ishte vënë në dijeni të konfliktit nga shoku i tij, Aksel Hoxhaj i cili ende ndodhet ne arrati.

Ensi Maze ka shtuar se ka pak ditë që është kthyer nga Holanda ku është edhe me studime. Pasi ka takuar shokun e tij Akselin ai i ka tregur se para disa kohësh ka pasur nje konflikt me viktimën dhe pretendonte se e ky i fundit e kishte rrahur.


Më tej Maze ka deklaruar se motivi i konfliktit të tyre ishte një vajzë të cilën e pëlqente Aksel Hoxhaj që e kishte në të njëjtën klasë, por ajo ishte në një marrëdhënie me viktimën.

Ensi Maze ka shtuar se është përpjekur t’i ndajë, por situata është përkeqësur për shkak se viktima ka pretenduar se Aksel Hoxha e shqetësonte vazhdimisht të dashurën e tij. Akseli njihej si person problematik në zonë dhe shkollë, ndërsa Maze ka deklaruar se miku i tij i ka shprehur se do të takoheshin me viktimën por nuk kishin lënë një datë fikse.

Ndërsa natën e ngjarjes i kanë bërë prite. Ai ka deklaruar se do shkonte me shokun vetëm për t’u sqaruar.

Stiven Toshkëzi u godit me thikë pranë banesës së tij nga dy të rinjtë, duke ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në spital. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori