LAJMI I FUNDIT:

Ekipi i CS:GO Astralis kanë shtuar një lojtar të ri në listën e tyre

Ekipi i CS:GO Astralis kanë shtuar një lojtar të ri në listën e tyre
(Foto: HLTV)

Astralis kanë njoftuar se Alexander “⁠Altekz⁠” Givskov do të promovohet nga ekipi i tyre i akademisë në listën kryesore.

Altekz do të jetë lojtari i gjashtë në listën e ekipin Astralis, edhe pse ekipi danez nuk ka shpjeguar se cilat janë planet e tyre për formacionin e ri.


Ky vendim vjen pasi Astralis nuk arritën që të kualifikohen tutje në BLAST Paris Major.

Lojtari 19 vjeçar, Altekz ka pasur paraqitje të mira për ekipin e akademisë gjatë gjithë vitit, dhe siç duket së shpejti do të mund t’i shfaq aftësitë e tij edhe në ekipin kryesor.

Për momentin ekipi danez renditet në vendin e 16 –të në ranglistën botërore të CS:GO, dhe ngjarja e tyre e radhës do të jetë turneu Party Brazy 2023 nga data 26 prill.

Ky është formacioni i ekipit Astralis pas ardhjes së Altekz:

Andreas “⁠Xyp9x⁠” Hojsleth

Lukas “⁠gla1ve⁠” Rossander

Benjamin “⁠blameF⁠” Bremer

Nicolai “⁠device⁠” Reedtz

Christian “⁠Buzz⁠” Andersen

/Telegrafi/