(E plotësuar) Nisja testuese e raketës më të madhe të SpaceX është anuluar për sot.
Lajmi vjen pasi ekipi i Starship thotë se ndërsa ora e nisjes afrohej, ata po zgjidhnin disa probleme dhe ata ka mundësi të anulojnë lëshimin për sot nëse është e nevojshme.
Kështu pak më vonë inxhinieri i SpaceX, John Insprucker, ka thënë se do të punonin për të përcaktuar se kur mund të bëjnë përpjekjen e radhës. /Telegrafi/
+++++
Batanije, karrige kampingu në pritje të lansimit
Të apasionuarit pas hapësirës janë mbledhur në Teksas me shpresën për të parë testin në pikën e lëshimit nga Boca Chica.
Disa kanë sjellë karrige kampingu, batanije dhe janë përgatitur për pritjen.
+++
SpaceX është gati të provojë fluturimin e parë provë të një mega-rakete që një ditë mund të na çojë në Mars dhe deri te një gjë e tillë kanë mbetur vetëm pak minuta.
Nëse ka sukses, Starship do të jetë raketa më e lartë dhe më e fuqishme plotësisht e ripërdorshme e fluturuar ndonjëherë, përcjell Telegrafi.
https://www.youtube.com/watch?v=L5QXreqOrTA
Por kjo është një ‘nëse’ mjaft e madhe.
Cryogenic propellant load of Starship is underway, liftoff in T minus 1 hour
— Elon Musk (@elonmusk) April 17, 2023
Kjo pasi që themeluesi i SpaceX, Elon Musk i ka dhënë lansimit provë vetëm 50 për qind shanse suksesi, duke lënë të kuptohet se mund të shpërthejë si shumë nga paraardhësit e saj.
Watch Starship’s first integrated flight test → https://t.co/bJFjLCiTbK https://t.co/4qPqUqo2PP
— SpaceX (@SpaceX) April 17, 2023
“Unë nuk po them se do të arrijë në orbitë”, kujtojnë mediat deklaratën e Musk në Konferencën e Morgan Stanley më 7 mars, “por unë garantoj emocione!”.
“Unë mendoj se ka një shans rreth 50 për qind për të arritur në orbitë”, shtoi ai, duke iu referuar nisjes së parë testuese.
Por ai i dha raketës një shans 80 për qind për të arritur me sukses në orbitë deri në fund të vitit. /Telegrafi/
+++++
Ka mbetur vetëm pak kohë deri në lëshimin e raketës më të madhe të SpaceX ndonjëherë
Fluturakja e SpaceX, e quajtur Starship, aktualisht është e vendosur në një platformë lëshimi në objektet e kompanisë në bregdetin jugor të Teksasit.
Dhe për pak kohë, përkatësisht rreth orës 15:00 sipas kohës në Kosovë ajo pritet të fillojë rrugëtimin e saj historik.
Cryogenic propellant load of Starship is underway, liftoff in T minus 1 hour
— Elon Musk (@elonmusk) April 17, 2023
Bëhet fjalë për fluturaken e cila vetëm pak muaj më parë u prezantua nga NASA dhe vlerësohet si raketa më e fuqishme ndonjëherë në orbitë.
https://www.youtube.com/watch?v=L5QXreqOrTA
Raketa është pothuajse 120 metra e lartë dhe është projektuar të ketë pothuajse dyfishin e “shtytjes” së çdo rakete në histori. /Telegrafi/
SpaceX pritet të lëshojë sot raketën e saj më të madhe ndonjëherë
Vetëm pak muaj pasi NASA prezantoi raketën më të fuqishme ndonjëherë në orbitë, SpaceX i Elon Musk është i përgatitur të nisë rrugëtimin e saj historik.
Fluturakja e SpaceX, e quajtur Starship, aktualisht është e vendosur në një platformë lëshimi në objektet e kompanisë në bregdetin jugor të Teksasit, përcjell Telegrafi.
https://www.youtube.com/watch?v=L5QXreqOrTA
Kompania synon ngritjen në orën 8:00 të mëngjesit ET (15:00 sipas kohës në Kosovë) të hënën.
T-12 hours until the first flight test of a fully integrated Starship and Super Heavy rocket; targeting ~8:00 a.m. CT for liftoff → https://t.co/bJFjLCilmc pic.twitter.com/dZTNuOnKPr
— SpaceX (@SpaceX) April 17, 2023
“Unë mendoj se do të doja thjesht t’i vendosja pritshmëritë e ulëta”, ka thënë CEO i SpaceX, Elon Musk gjatë një ngjarjeje “Spaces” në Twitter për ndjekësit e tij të dielën në mbrëmje. “Nëse largohemi mjaftueshëm nga platforma e nisjes përpara se diçka të shkojë keq, atëherë mendoj se do ta konsideroja atë si një sukses…”.
Ai shtoi: “Ka një shans të mirë që të shtyhet pasi ne do të jemi shumë të kujdesshëm në lidhje me këtë nisje”.
Siç vënë në pah mediat, kjo do të jetë përpjekja e parë e SpaceX për të nisur një Starship të montuar plotësisht, duke u mbështetur në një fushatë testimi shumëvjeçare.
Musk ka folur për Starship – duke bërë prezantime të hollësishme rreth dizajnit dhe qëllimit të tij – për gjysmë dekade.
Ndërkohë është bërë e ditur se raketa është pothuajse 120 metra e lartë dhe është projektuar të ketë pothuajse dyfishin e “shtytjes” së çdo rakete në histori.
Madje Musk ka thënë se qëllimi i tij i vetëm për themelimin e SpaceX ishte të zhvillonte një automjet si Starship që mund të krijonte një vendbanim njerëzor në Mars.
Për më tepër, NASA ka dhënë tashmë kontrata për SpaceX me vlerë disa miliarda dollarë për të përdorur Starship për të transportuar astronautët qeveritarë në sipërfaqen e Hënës nën programin Artemis të agjencisë hapësinore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje