Pesë fakte atipike dhe të vërtetuara shkencërisht që do t’ju bëjnë të jetoni më gjatë
Kontrolloni nëse keni ndonjë prej tyre
Jetëgjatësia e një personi varet shumë nga zakonet që ai kultivon dhe shkencëtarët kanë dalë me pesë fakte që mund të tregojnë tendencën e një jete të gjatë.
Shkencëtarët thonë se gjenet ndikojnë vetëm në 23% të jetëgjatësisë, dhe gjithçka tjetër përcaktohet nga zakonet e jetesës që një person kultivon.
Hulumtimet moderne pretendojnë se këto 5 sinjale tregojnë se do të jetoni deri në një moshë shumë të vjetër:
1. Përshëndetja me dorë
“Sa më i fortë të jetë shtrëngimi i duarve, aq më gjatë do të jetojë një person”, tha një shkencëtar britanik që kreu studimin për rreth 25 vjet.
Forca e dorës është një tregues i qartë i punës aktive dhe sinkrone i të dy hemisferave. Ndërsa një shtrëngim duarsh i dobët tregon rënie mendore dhe prani të sëmundjeve kardiovaskulare, transmeton Telegrafi.
2. Laprat e veshit
Mjekët e lashtë kinezë gjithashtu i konsideronin laprat e veshit si një tregues të jetëgjatësisë dhe shëndetit të zemrës.
Hulumtimet e shkencëtarëve nga Universiteti Fudan në Shangai konfirmuan vlefshmërinë e këtyre pohimeve të lashta: lëkura në llapën e veshit është jashtëzakonisht e ndjeshme edhe ndaj ndryshimeve më të vogla në rrjedhën e gjakut dhe, nëse nuk është një defekt i lindur, shërben si një shënues i presionit të lartë të gjakut, rrezikun e aterosklerozës, goditjes në tru dhe sëmundjeve koronare.
3. Zorrë të shëndetshme
Mikroflora e shëndetshme e stomakut është dukshëm e ndryshme nga ajo e sëmurë, sepse përmban më shumë baktere të dobishme, dhe diversiteti i tyre praktikisht nuk zvogëlohet me kalimin e moshës.
Lajmi i mirë është se mikroflora e stomakut mund të ripërtërihet.
4. Lythat
Edhe pse shumica e perceptojnë bollëkun e lythave në trup si një tregues alarmues, një studim i gjenetikëve amerikanë pohon se një numër i madh lythash tregojnë vetëm një mekanizëm gjenetik të mbrojtjes kundër plakjes së shpejtë të qelizave.
5. Optimizmi
Kjo është ndoshta shenja më e dukshme e jetëgjatësisë. Emily Rogalski, profesoreshë e neuroshkencës në Universitetin e Chikagos, publikoi rezultatet e hulumtimit të saj disa vite më parë.
Rezulton se optimizmi është një nga shenjat kryesore të jetëgjatësisë, sepse aftësia për t’u përshtatur lehtësisht me jetën dhe për të injoruar gjërat e vogla është rezultat i pranisë së neuroneve të rralla të boshtit në tru, të cilat u zbuluan nga një neurolog austriak. Këto neurone forcojnë lidhjet midis pjesëve të ndryshme të trurit, ndihmojnë në ruajtjen e neuroplasticitetit të tij, duke mbrojtur të gjithë trupin nga plakja. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!