LAJMI I FUNDIT:

Shpërngulja në mërgim zbraz shkollat në komunën e Likovës

Shpërngulja në mërgim zbraz shkollat në komunën e Likovës

Kushtet e vështira e ekonomike dhe dëshira për një jetë më të mirë edhe në Komunën e Likovës kanë ndikuar që shumë të rinjë por edhe familje të tëra të marrin rrugën e kurbetit.

Banorët e kësaj komune para kamerës sonë shprehen  se shkaktar kryesor i largimit të të rinjëve është papunësia dhe gjedja gjithnjë e më e vështirë ekonomike që po troket në çdo shtëpi.

“Po, ka që janë shpërngul, po dalin për arsye të veta, për një jetë më të mirë. Vërehet se numri i banorëve po zvoglohet, ju po e shifni edhe vet edhe pse tani Ramazan por për çdo ditë është kështu, ndoshta do të bëhet edhe më keq”, u shpreh banori i komunës së Likovës.


“Ska mbet askush, deri më parë kishim të ri, por tani nëse të duhet ndonjë i ri për punë nuk ke, ditë e për ditë veç ikin, shkojnë. Nuk iu vjen turp Qeverisë, flasin për ngrirjen e çmimit të Makaronave, por leje more Makaronat le të bëhen edhe 200 den, uleni çmmimin e rrymës, derivative të naftës, ule standardin ku ndikon në jetë”, theksoi banori i komunës së Likovës.
“Kemi mbet pa rini, ska, ikën të gjithë”, u shpreh banori i komunës së Likovës.
Largimi i të rinjëve nga vendi, një pjesë e të cilëve po i marrin edhe familjet e tyre me vete, po vërehet edhe në zvogëlimin e numrit të nxënësve nëpër shkollat e Komunës së Likovës.

“Këto 3 vitet e fundit shihet edhe në bazë të fletë shpërnguljeve që mirren gjatë tërë vitit, kështuqë sivjet viti shkolorë 2022/23 janë marrë afërsisht 50 fletë shpërngulje në nivle komunal prej Llojani e deri në Nikushtak, më së shumti nga fshatrat malore por ka numër të konsiderueshëm edhe nga fshatrat fushore”, theksoi përgjegjësi për arsim në komunën e Likovës, Xhevdet Rramani.
Por në mesin e banorëve të Likovës ka të atillë që po mendojnë se edhe këtu ka kushte për jetë, dhe që po e kundërshtojnë ikjen e të rinjëve nga vendëlindja.

“Unë jam kryetar i katundit edhe po kam qejf t’i ndali se edhe neve po na duhen për punë, e kam sipërmarrjen dhe nuk kam punëtorë, nuk ka rini po shkojnë, por besoj se një ditë kanë me u kthy se edhe këtu ka nisur me ec kah e mira”, u shpreh banori i komunës së Likovës.

“I lutem të rinjëve, mos të largohen prej këtu, mos ta lëshojnë vendin se ky vend është i joni, unë 50 vjet i bëra në kurbet më është mërzitur jeta, së pari djemt që më kanë mbetur atje, besoni se shumë keq është, shumë vështirë. Ju lus mos të largoheni”, theksoi banori i komunës së Likovës.
Edhe përkundër përpjekjeve për të hapur vende pune nëpër bizneset lokale, pronarët e kompanive thonë se me ikjen e të rinjëve në shtetet perëndimore në masë të madhe po vërehet mungesa e punëtorëve, që ka ndikuar edhe në ngecjen e realizimit të proekteve të shumta afariste. /TVM2

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori