Studentja në Universitetin e Harvardit, Edona Cosoviç, e cila u bë nismëtarja për futjen e gjuhës shqipe në këtë institucion arsimor, thotë se aktualisht ajo dhe një student tjetër janë duke e mësuar atë.
Në emisionin “Balkan Update” në ABC News, Cosoviç u shpreh se mësuesi i gjuhës shqipe në Harvard është një shqiptar nga Kosova.
Ndër të tjera, Cosoviç nënvizoi se miqtë e saj të huaj në universitet, kanë shprehur interes për të mësuar gjuhën shqipe.
“Unë jam një nga studentet, është edhe një djalë që me mua mëson shqip. Po bëjmë prezantime. Unë kam lexuar një poezi të Naim Frashërit. Ai ka prezantuar diçka tjetër. Është shumë mirë që të flasim shpesh shqip dhe provojmë që ta shkruajmë. Unë nuk di të shkruaj mirë, më mirë e flas. Mësuesi është shqiptar nga Kosova, më ndihmon shumë si të flas në gjuhën standarde. Unë e kam mësuar shqipen nga prindërit, duke folur në shtëpi.
Është shumë interesante. Si unë, ka edhe 11 shqiptarë të tjerë në Harvard, kemi personalitet shumë të madh. Duket shumë interesante që e kemi bërë të mundur. Thonë për ne, a nuk e kanë pasur gjuhën shqipe? Ne jemi një grup shumë aktiv në kampus. Shoqet dhe shokët e mi janë të interesuar për ta mësuar gjuhën shqipe në të ardhmen”, theksoi ajo./abcnews.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe