LAJMI I FUNDIT:

Atomisti nga Kosova, Jon Musliu pranohet në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së

Atomisti nga Kosova, Jon Musliu pranohet në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së

Atomisti nga Kosova, Jon Musliu, është pranuar në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së (US Air Force Academy).

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Atomi, ku thuhet se ky sukses kulminant i Jonit para së gjithash është rezultat i potencialit intelektual, punës dhe përkushtimit të tij.


“Veç këtyre, ky sukses i tij do të ishte shumë më i vështirë pa përkrahjen dhe investimin e vazhdueshëm të familjes, shkollës, mësimdhënësve, individëve e organizatave të ndryshme”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Akademia e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara është akademi e shërbimit ushtarak që ndodhet në Colorado Springs dhe ofron edukim universitar të oficerëve për Forcat Ajrore. Akademia është e njohur për programet e saj rigoroze akademike dhe ka një mision unik pasi ofron një edukim të specializuar për oficerët e ardhshëm të Forcave Ajrore. Kjo akademi është një nga institucionet më prestigjioze dhe më të njohura të këtij lloji në botë.

“Prandaj, Instituti ATOMI iu shprehë mirënjohje dhe falënderim të gjithë atyre që kanë kontribuar në realizimin e potencialit të Jonit dhe në arritjen e këtij suksesi të jashtëzakonshëm nga ana e tij. Instituti ATOMI i uron Jonit shumë suksese gjatë akademisë dhe karrierë profesionale të shkëlqyeshme në të ardhmen!”, thuhet mes tjerash. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

Lajme
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Sociale
Kalo në kategori