Sam dhe Kacie Malouf kanë ardhur për herë të parë në Kosovë. Por nga shteti i vogël ballkanik, çifti pronar i një prej kompanive më të mëdha të dyshekëve në SHBA, Malouf Home, importon prodhimet tash e tri vjet.
Madje këta janë shumë të kënaqur me produktet e Comodita Home nga Devolli Corporation, pasi thonë se i përgjigjen standardeve më të larta amerikane.
“Këta janë shumë të mirë në punën që bëjnë dhe ofruan produkte shumë konkurruese dhe produkte me kualitet shumë të lartë me çmim të mirë, që vërtet përshtatet me nevojat tona për tregun amerikan”, thotë Sam.
Kurse Kacie përmend një periudhë kur patën nevojë për këto produkte.
“Ata bënë punë shumë të mirë me porositë që na duheshin gjatë Covid-it, ishte një kohë shumë e ngarkuar për ne në SHBA dhe ata kishin mundësi t’i përmbushnin kërkesat dhe u rritën shumë dhe për shkak të kësaj edhe ne u rritëm”, tregon ajo.
Pronari i Malouf thotë se është krenar edhe kur e tregon origjinën e dyshekëve gjatë prezantimit të tyre.
“Prodhimi i produkteve në Kosovë është pozitiv, jemi krenarë të themi se kjo vjen nga Kosova. Ka disa shtete ku prodhojmë dhe mundohemi ta shmangim përmendjen e vendit të origjinës, por në rastin e Kosovës është e kundërta”, thotë ai.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, familja Malouf është takuar edhe me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, dhe me atë të Pejës, Gazmend Muhaxheri.
I pari, madje ua dha mirënjohjen “Nderi i Gjakovës”. Gjini shpjegon se kjo mirënjohje iu nda pasi bashkëpunimi i Malouf dhe Comodita ka ndikuar në zhvillimin ekonomik të Gjakovës.
Kohë të mirë amerikanët kaluan edhe në Pejë, për çka Muhaxheri tha se ishte kënaqësi takimi me një biznesmen të suksesshëm që bashkëpunon me një biznes kosovar.
Vizita e parë u la shije të mirë pronarëve të Malouf, dhe thanë se do të vinë sërish në Kosovë.
Korporata Devolli është eksportuesi më i madh nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Në takim me Kurtin, përfaqësuesit e kompanive të mëdha amerikane shprehin interesimin për investime në Kosovë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze