LAJMI I FUNDIT:

Alea Durmishi në TMkids, vogëlushja e pasionuar pas baletit dhe muzikës

Alea Durmishi në TMkids, vogëlushja e pasionuar pas baletit dhe muzikës

Alea Durmishi ishte mysafirja e kësaj jave në emisionin TMkids.

E veshur me shumë shije, dhe plot pozitivitet, vogëlushja pesë vjeçare nga Gostivari rrëfeu në emision për botën e saj plot dëshira dhe ëndrra.


Asaj i pëlqente gjithmonë të duket bukur, teksa tha se fustanet janë garderoba e saj e preferuar, ndërsa ngjyra e kuqe për të nuk kishte konkurrencë.

Alea sikurse moshataret e saja, kalonte kohë edhe në rrjetet sociale, por ajo zbuloi se në TikTok ndjek video me vallëzim, pasi ëndërronte që edhe të bëhet balerinë një ditë.

Përveç vallëzimit, një pasion tjetër i Aleas ishte dhe këndimi, mbase ishte e ndikuar dhe nga artistja e mirënjohur Tuna të cilën ajo e kishte të preferuar, e nga studio nuk doli pa kënduar një pjesë të këngës së saj të preferuar.
Alea shpalosi shumë plane e ide, foli për ushqimin e preferuar dhe vendet e preferuara për shëtitje, mirëpo për të dëgjuar të plotë rrëfimin e saj, emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e poshtë vendosur./Telegrafi/