LAJMI I FUNDIT:

Elizabeta Dukovska u zgjodh gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese të RMV-së

Elizabeta Dukovska u zgjodh gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese të RMV-së

Në seancën e sotme të 106-të me 64 vota “për” dhe një “abstenim”, gjyqtarja e Gjykatës së Apelit – Shkup, Elizabeta Dukovska, u zgjodh gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese.

Dukovska ka lindur më 30 korrik 1961. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, ndërsa provimin e jurisprudencës e ka dhënë më 15 shkurt 1990.

Dukovska vjen me propozim të Këshillit Gjyqësor dhe ajo duhet të plotësojë vendin e liruar nga gjyqtarja Vangelina Markudova, së cilës i ka skaduar mandati më 7 dhjetor 2022.


Në vitin 2004 është zgjedhur gjyqtare në Gjykatën Themelore Shkup 1, ndërsa nga korriku i vitit 2007 ka punuar si gjyqtare për falimentim në Gjykatën Themelore Shkup 2. Në vitin 2009 është zgjedhur gjyqtare në Gjykatën e Apelit në Shkup./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme

"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim

Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim

Lajme
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Lajme
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

Lajme
Kalo në kategori