Komunitetet rom, ashkali e egjiptian po vazhdojnë të jenë të diskriminuar në arsimim, derisa sfidë mbetet edhe papunësia që arrin mbi 40 për qind te këto komunitete.
Kështu u tha gjatë një konference për media të organizatës “Roma Versitas Kosova”, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Romëve.
Genc Broqi prezantoi projektin “Fuqizimi i nxënësve përmes monitorimit”, i cili tha se ka për synim përkrahjen e nxënëseve që iu përkasin grupeve të komuniteteve, për të vazhduar më tej procesin arsimor.
Njëri ndër koordinatorët e këtij projekti, Fatlum Kryeziu, tha se çështja e punësimit, mbetet sfidë për grupet rom, ashkali, egjiptian, pasi mbi 40% e këtyre grupeve janë të papunësuar.
“Tema e punësimit, për grupet rom, ashkalinj, egjiptian është një ndër temat më sfiduese, ku komuniteti rom ballafaqohet me suaza ditore. Sot meqenëse është dhe 8 prilli ne gëzojmë vëmendje më shumë dhe mënyra e shprehjes gjatë konferencës besoj që do ndikojë në avancimin e të drejtave të pjesëtarëve rom, ashkalinj, egjiptian. Punësimi është një sfidë e jashtëzakonshme në Kosovë. Mbi 40% e pjesëtarëve të komuniteteve RAE dhe të tjerëve janë të papunësuar gjithashtu papunësia lokale lë shumë për të dëshiruar për këta pjesëtarë të këtyre grupeve dhe ata mbesin anash gjithmonë sa i përket çështjes së punësimit. Ne me iniciativat që kemi pasur si ‘Roma Versitas Kosova’, ne jemi munduar që drejtpërdrejtë në zbutjen e papunësisë, ku përmes donatorëve dhe Institucioneve jemi munduar ta zvogëlojmë numrin e papunësisë së këtyre grupeve në Kosovë… Gjendja në arsim ka filluar të përmirësohet… Ne kemi arritur të kemi një numër të konsiderueshëm të studentëve të cilët kanë diplomuar dhe çdo ditë e më shumë dëshirojmë të ndikojmë në punësimin e tyre”, tha ai.
Shendriza Prokshi, njëra ndër kordinatoret, tha se këto grupe ballafaqohen edhe me diskriminim në arsim. Ndërkaq sa i përket projektit, ajo shton se do të përfshihen pesë komuna.
“Komuniteti rom si një grup i margjinalizuar është duke pasur dhe duke u ballafaquar me akses të limituar në edukim, punësim dhe në fusha kyçe për çdo shoqëri. Diskriminimi në edukim është një realitet për komunitetin rom, ndërkaq Qeveria e Kosovës ngërthen mekanizma jo adekuat për implementimin e këtyre mekanizmave në fushën e edukimit dhe punësimit, por si të tilla nuk gjejnë zbatim, prandaj ky projekt iu kushtohet komunitetit rom, ashkalinj, egjiptian në pesë komunat si: Peja, Prizreni, Gjakova, Obiliqi dhe Graçanica”, theksoi ajo.
Në kuadër të komuniteteve dhe krizës së tyre për arsim, është realizuar edhe një projekt.
Genc Broqi, menaxher i projektit “Fuqizimi i nxënësve përmes monitorimit”, tha se ka për qëllim përkrahjen e nxënësve që u përkasin komuniteteve, në mënyrë që të kenë vetëbesim dhe mos ta braktisin procesin arsimor.
“Projekti fuqizimi i nxënësve të shkollave të mesme përmes monitorimit është një projekt i cili nxënësit e shkollave të mesme i përkrahë në mënyrë që atyre të iu ngritin vetëbesimin dhe të ndikojë në ndalimin e braktisjes së procesit arsimor. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës… Këtë vit akademik i kemi si target grup diku 300 studentë të shkollave të mesme, të cilët do të jenë përfitues të këtij projekti”, tha ai, transmeton KP.
E në fund, Pranvera Begolli nga organizata “Roma Versitas Kosova”, gjatë kësaj konference për media, bëri të ditur se do të organizohet një festival, ku do të ketë filma që pasqyrojnë jetën dhe vështirësitë e këtyre grupeve.
“Në këtë festival që do të mbahet në mes të qershorit do të ketë filma të ndryshëm që do të përfaqësojnë komunitetin rom, njëkohësisht gjatë këtij viti do të ketë dhe një dokumentar që do të tregojë storie suksesi të komunitetit rom dhe sfidat që komuniteti kalon. Këta filma janë përzgjedhur nga vende të ndryshme evropiane që do të shfaqen në vitet në vazhdim”, u shpreh ajo.
Kujtojmë se Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kremtim i historisë, traditave dhe kulturës rome, ashtu si edhe thirrje për përfshirje sociale. Kjo ditë synon gjithashtu të rris ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballen komuniteti rom në mbarë botën.
Kjo ditë është deklaruar zyrtarisht në vitin 1990, në Poloni gjatë Kongresit të katërt të Unionit Ndërkombëtar Rom, në nderim të takimit të parë ndërkombëtar të përfaqësuesve romë, i mbajtur në prill të vitit 1971.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite