LAJMI I FUNDIT:

Gjuha shqipe në kurrikulën e Harvardit, Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri: Mësohet në disa universitete të zgjedhura amerikane

Gjuha shqipe në kurrikulën e Harvardit, Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri: Mësohet në disa universitete të zgjedhura amerikane

Studentët e Universitetit të Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tashmë kanë mundësi të zgjedhin të studiojnë Gjuhën Shqipe, pasi zyrtarisht ajo është pjesë e kurrikulave të gjuhës.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Republikën e Shqipërisë.


Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook në faqen zyrtare, MEPJ thotë se Gjuha Shqipe konsiderohet si një nga gjuhët më të vjetra në familjen e gjuhëve indo-evropiane.

Gjuha shqipe përfshihet zyrtarisht në kurrikulën e Harvardit
Lexo po ashtu Gjuha shqipe përfshihet zyrtarisht në kurrikulën e Harvardit

Sipas tyre, Gjuha Shqipe mësohet në disa universitete të zgjedhura amerikane.

“Këtë semestër studentët e Universitetit të Harvardit mes gjuhëve të tjera do të kenë mundësi të studiojnë edhe gjuhën shqipe.

E konsideruar gjerësisht si një nga gjuhët më të vjetra në familjen e gjuhëve indo-evropiane, e ndryshme dhe e vetmja përfaqësuese e një dege të veçantë të gjuhëve indo-evropiane, gjuha shqipe mësohet vetëm në disa institucione të zgjedhura amerikane si në Universitetin shtetëror të Arizonës, Universitetin DePaul dhe Kolegjin Mercy në Dobbs Ferry, Nju Jork, tashmë edhe në Universitetin e Harvardit”, kanë shkruar nga kjo ministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Lajme
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Lajme
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Lajme
Kalo në kategori