LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, për një muaj 2063 shkelje në komunikacion

Tetovë, për një muaj 2063 shkelje në komunikacion

Tetova vazhdon të jetë qytet ku shkeljet në trafik shënojnë rritje enorme. Raportet e policisë tregojnë se vetëm brenda një muaji në Tetovë regjistrohen mbi dy mijë shkelje të ndryshme në trafikun rrugor. Në bazë të kësaj edhe policia shqipton dënime.

Sipas policisë së Tetovës gjatë muajit mars të këtij viti, zyrtarët policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme-Tetovë, Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë, në rajonin e gjerë të Tetovës, në mbi 30 aksione të intensifikuara dhe aktivitete të rregullta, kanë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht gjithsej 2063 shkelje ose 171 më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Në aksionet kontrolluese të kryera gjatë muajit të fundit për shkak të konstatimit të kundërvajtjeve, gjegjësisht mangësi janë përjashtuar nga qarkullimi 60 automjete, nga të cilat 22 për shkak të regjistrimit të skaduar deri dhe mbi 30 ditë, 31 automjete për defekte të konstatuara teknike dhe 7 për shkak të mbingarkesës. Në muajin mars janë përjashtuar nga trafiku edhe 214 drejtues mjetesh, nga të cilët 143 drejtonin pa patentë shofer, 29 nën efektin e alkoolit, 17 drejtues fillestarë që nuk respektonin kufizimet ligjore për këtë kategori drejtuesish, 24 me masë mbrojtëse Ndalesë të vlefshëm për drejtim dhe një me kategori të papërshtatshme sipas kategorisë së automjetit”, thotë zëdhënësi i Sektorit për Punë Brendshme, Fatmir Rexhepi.


Gjithashtu, gjatë muajit mars janë konfiskuar përkohësisht 3 automjete, prej të cilave një me regjistrim të skaduar për më shumë se gjashtë muaj dhe për shkak të zhurmës. Nga policia njoftojnë se janë konfiskuar 82 patentë shoferi dhe 42 libreza të automjeteve. Poashtu, mbetet i lartë edhe numri i veturave që janë marrë nga shërbimi i merimangës për shkak të parkimit të gabuar. “Ndërsa ‘Shërbimi komunal i merimangës’ Tetovë ka marrë gjithsej 500 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme, kryesisht në zonën qendrore të Tetovës. Muajin e kaluar janë shqiptuar gjithsej 884 masa për shpejtësi të papërshtatshme sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht shpejtësi më shumë se e lejuara, 42 për mosdhënie përparësi kalimi, përkatësisht përparësi e kalimit të automjeteve dhe të tjera”, njofton zëdhënësi Fatmir Rexhepi.

Policia e Tetovës, ka apeluar deri tek vozitësit që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit, ndërsa poashtu apel të veçantë u drejtohet vozitësve në vendet urbane dhe në vendbanime që të jenë më të kujdesshëm sidomos në këtë periudhë. Krahas kësaj, policia pothuajse çdo ditë shqipton dënime përmes radarit. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori