LAJMI I FUNDIT:

Në takim me delegacionin e Këshillit Atlantik, Osmani: Kosova mbetet e angazhuar për paqe të qëndrueshme

Në takim me delegacionin e Këshillit Atlantik, Osmani: Kosova mbetet e angazhuar për paqe të qëndrueshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim një delegacion nga Qendra për Evropë e Këshillit Atlantik (Atlantic Council) të udhëhequr nga Jörn Fleck, drejtor i lartë.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, hapat e mëtejmë në integrimin e Republikës së Kosovës në institucionet euroatlantike, dialogun me Serbinë, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit me Këshillin Atlantik.

Duke folur për zhvillimet aktuale gjeopolitik në Evropë, Presidentja Osmani theksoi se Republika e Kosovës mbetet e angazhuar për paqe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë, ndërsa tha se integrimi i plotë i Kosovës në institucionet euroatlantike bashkë me shtete tjera demokratike të rajonit është jetik për të arritur këtë qëllim, thuhet në komunikatë.


Tutje, Presidentja foli për rolin konstruktiv dhe qasjen proaktive të Kosovës në dialogun me Serbinë, si dhe koordinimin e vazhdueshëm të institucioneve të Republikës me aleatë dhe partnerë ndërkombëtarë.

Presidentja ka ritheksuar rëndësinë e mbrojtjes së sovranitetit, integritetit territorial, kushtetutshmërisë dhe mbrojtjes së funksionalitetit të shtetit në çdo hap.

Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për forcimin e partneritetit në mes të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara si dhe thellimin e bashkëpunimit me programe të ndryshme të Këshillit Atlantik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Kalo në kategori