LAJMI I FUNDIT:

Spartak Braho kundërshton emërimin e Hysenit shefe e inteligjencës në Shqipëri: Shefi i SHISH duhet duhet të jetë shqiptar 24 karatë

Spartak Braho kundërshton emërimin e Hysenit shefe e inteligjencës në Shqipëri: Shefi i SHISH duhet duhet të jetë shqiptar 24 karatë

Ish-deputeti i Partisë Socialiste në Shqipëri, Spartak Braho deklaroi se në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit do të duhej të ishte një shtetas shqiptar.

Ai i ka uruar punë të mbarë Vlora Hysenit, por është shprehur se e kundërshton emërimin e saj në krye të SHISH-it për shkak të parametrave ligjor.


Hyseni është shtetase kosovare e njohur si ish-zëvendësdrejtorja e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Ajo është shkarkuar nga ky post në vitin 2021. Hyseni ka qenë edhe këshilltare e Ramës së fundmi.

Megjithatë, Braho është kundër emërimit të saj dhe thotë se nuk e ndryshon këtë qëndrim.

“Unë pata një prononcim ligjor në të cilin e kundërshtoj emërimin për shkak të parametrave ligjor që unë sot e kësaj dite mbaj qëndrimin, Shefi i shërbimit Informativ  duhet të jetë shqiptar 24 karatë. është shef i shërbimit, janë të gjitha sekretet. Vendin duhet ta dojë me shpirt. Ajo mund të jetë vajzë, grua shumë e mirë, por thonë se është edhe shtetase kosovare edhe shtetase shqiptare”, tha ai për Euronews Albania.

“Ligji thotë fjalë për fjalë që shefi i zbulimit duhet të jetë shtetas shqiptar. Është ecur me logjikën që deri sa është shtetas shqiptar edhe shtetasit kosovarë nuk përjashtohen. Do e shikojmë në punë e sipër, i urojmë punë të mbarë”,-tha Spartak Braho.

Më 3 prill, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dekretoi emërimin e Vlora Hysenit si drejtoreshë të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Vlora Hyseni ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës në Kosovë që nga dhjetori i vitit 2020, kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të vitit 2021, kur në detyrën e drejtorit ishte emëruar Petrit Ajeti.

Në shkurt të vitit 2019, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Paraprakisht, ajo ishte drejtoreshë për marrëdhënie me jashtë në AKI.

Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, më 30 qershor të vitit 2021 e kishin shkarkuar nga detyra Hysenin.

Presidenti Bajram Begaj dekretoi në 23 dhjetor 2022 lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ i Shtetit, Helidon Bendo, i cili ishte emëruar në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit në datën 5 nëntor 2018.

SHISH është institucion qendror që varet nga Kryeministri dhe drejtohet nga Drejtori.

Veprimtaria e SHISH-it bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në legjislacionin në fuqi.

Drejtori dhe zëvendësdrejtori i SHISH-it emërohen nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit. Struktura dhe organika e SHISH-it propozohen nga Drejtori dhe miratohet nga Kryeministri. Parimet bazë të punës së këtij institucioni janë ligjshmëria, objektiviteti dhe sekreti.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori