LAJMI I FUNDIT:

Hapet minibiblioteka për komunitetin rom në ndërtesën e Qeverisë

Hapet minibiblioteka për komunitetin rom në ndërtesën e Qeverisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e Minibibliotekës për komunitetin rom, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Komunitetit Rom, ceremoni kjo që u organizua  nga Zyra për Qeverisje të Mirë e Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Voice of Roma, Ashkali and Egyptians.

Kjo Minibibliotekë e cila gjendet në ndërtesën e Qeverisë, mban 20 tituj me gjithsejtë 90 libra dhe do të përdoren për t’i lexuar nxënësit, studentët, fëmijët e mësimdhënësit, por edhe aktivistë e qytetarë të tjerë.

Kryeministri Kurti tha se është i lumtur që gjuha rome është njohur si gjuhë zyrtare në Komunën e Prizrenit, njëjtë sikurse që e ka edhe statusin në Komunën e Graçanicës.


“Pra, dy nga vetëm tri komunat në botë, që e kanë këtë pasuri. Prej tri komunave në botë, dy janë në Republikën e Kosovës”, tha kryeministri.

Ai theksoi se Qeveria e Kosovës ka ofruar ndihmë prej 200 mijë euro për qendrat arsimore në Kosovë, për fëmijët romë, ashkali dhe egjiptian gjatë vitit. Më tej, kryeministri se ndihmën i është dhënë edhe studentëve rom që janë në universitete publike dhe që studiojnë për tu bërë mësues pas diplomimit.

Me këtë rast, të pranishmëve iu drejtuan me një fjalë rasti duke i uruar për hapjen e minibibliotekës si dhe për ditën Ndërkombëtare të Komunitetit Rom, Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Erxhan Galushi, drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, Habit Hajredini, drejtori i organizatës joqeveritare Voice of Roma, Ashkali and Egyptians, Isak Skenderi dhe mësuesja Urma Menekshe.

Përveç mbështetjes institucionale, po ashtu u tha se ky është një hap i mirë që do të shërbejë në të ardhmen për avancimin e të drejtave të këtij komuniteti si dhe për të promovuar, gjuhën e kulturën rome.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori