LAJMI I FUNDIT:

Theret për vdekje njeriu që ndihmoi në krijimin e Cash App dhe Android

Theret për vdekje njeriu që ndihmoi në krijimin e Cash App dhe Android

Investitori Bob Lee, i cili ndihmoi në krijimin e Cash App dhe Android, është therur për vdekje në San Francisco, thonë zyrtarët dhe bashkëpunëtorët.

Ngjarja ndodhi në orën 2:35 të mëngjesit të së martës, kur oficerët u thirrën në bllokun 300 të rrugës kryesore, pranë hyrjes së një ndërtese shumëkatëshe. Kur arritën, ata gjetën Lee duke vuajtur nga plagët e shumta pas therjes me thikë.

“Policët kanë ofruar ndihmë dhe kanë thirrur mjekë në vendngjarje. Viktima është transportuar në spitalin lokal me lëndime të rënda për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë. “Me gjithë përpjekjet e reaguesve të parë dhe personelit mjekësor, viktima iu nënshtrua plagëve të marra”.

“Zemra ime është thyer sonte”, tha Joshua Goldbard, themeluesi i firmës së kriptomonedhave dhe pagesave MobileCoin, ku Lee kishte shërbyer si shef i produktit që nga nëntori i vitit 2021.

Lee ishte shefi i teknologjisë në Square – i cili kohët e fundit u riemërua në Block – kur zhvilloi dhe prezantoi Square Cash në 2013. Tani njihet si Cash App dhe ka dhjetëra miliona përdorues në SHBA dhe Britani të Madhe, raporton nypost.

Lee punoi gjithashtu si inxhinier softuerësh në Google nga viti 2004 deri në 2010, ku ai drejtoi zhvillimin e bibliotekave bazë për sistemin operativ celular Android. Ai gjithashtu krijoi kornizën Google Guice.

Lee, i cili ndonjëherë i referohej vetes si “Crazy Bob”, ishte gjithashtu aktiv si një investitor me aksione në kompani të shumta, duke përfshirë SpaceX, Clubhouse dhe Figma. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Përdoruesit e Facebook Messenger do ta pëlqejnë funksionin e ri, dhe ja pse

Përdoruesit e Facebook Messenger do ta pëlqejnë funksionin e ri, dhe ja pse

Teknologji
Zbulohen veçoritë e reja me Al që do të marrë iOS 18 i Apple

Zbulohen veçoritë e reja me Al që do të marrë iOS 18 i Apple

Teknologji
Video-loja më e shitur e PlayStation u krijua nga rivali i saj

Video-loja më e shitur e PlayStation u krijua nga rivali i saj

Lojëra
Inteligjenca Artificiale po vjen në pajisjet tuaja Apple - a do të jetë kjo (jo) e sigurt?

Inteligjenca Artificiale po vjen në pajisjet tuaja Apple - a do të jetë kjo (jo) e sigurt?

Teknologji
Haxhi 2024: Arabia Saudite kryen testin e parë për

Haxhi 2024: Arabia Saudite kryen testin e parë për "taksi ajrore pa pilot" për t'u shërbyer pelegrinëve

Teknologji
Aksionet e Tesla-s mund të rriten për 90 për qind tani që paketa 56 miliardë dollarëshe e Musk është miratuar

Aksionet e Tesla-s mund të rriten për 90 për qind tani që paketa 56 miliardë dollarëshe e Musk është miratuar

Teknologji
Kalo në kategori