LAJMI I FUNDIT:

Alternativa: Grubi dhe Kovaçevski vazhdojnë “të qerasin” familjarët e njëri-tjetrit me pronë shtetërore

Alternativa: Grubi dhe Kovaçevski vazhdojnë “të qerasin” familjarët e njëri-tjetrit me pronë shtetërore

Alternativa ka reaguar përmes një kumtese duke akuzuar kryeministrin Kovaçevski dhe zv. kryeministrin Artan Grubi se po ”qerasin” familjarët e tyre me prona shtetërore.

”Përderisa qytetarët e vendit po përballen me inflacionin më të lartë dhe krizën më të madhe ekonomike në 15 vitet e fundit, BDI dhe LSD vazhdojnë të ushtrojnë kleptomaninë e tyre mbi buxhetin e shtetit.

Siç informojnë mediat, së fundmi zv. kryeministri i parë Artan Grubi i ka bërë peshqesh një tokë shtetërore bashkëshortes së kryeministrit Dimitar Kovaçevski. Këto praktika, ku BDI dhe LSDM “i japin” njëra tjetrës nga xhepi i qytetarëve, janë arsyeja kryesore që qytetarët gjithnjë e më shumë po “votojnë me këmbë”, duke e braktisur shtetin.


Reagimi pa turp dhe pa dinjitet i kryeministrit Kovaçevski për bizneset e bashkëshortes së tij, por edhe i zv/kryeministrit Grubi për kompanitë e vëllait, të cilat ndihmohen nga buxheti, tregon se këtyre njerëzve u ka plasur perdja.

Këta që kanë gojën plot Evropë, harrojnë se korrupsioni dhe kleptomania nuk kanë vend në BE. Në fakt janë pikërisht këto vese të BDI-së dhe LSDM-së që po e mbajnë vendin larg Bashkimit Evropian. Në një shtet normal të BE-së, siç është Suedia, ministrja Mona Sahlin dha dorëheqje për shkak se kishte blerë “Toblerone” me kartelën zyrtare. Ndërsa BDI dhe LSDM, më saktë Grubi dhe Kovaçevski, sillen pa pikë turpi edhe kur zbulohen afera qindra mijëshe e milionëshe.

Alternativa kërkon nga organet gjyqësore të hetojnë urgjentisht indikacionet për konflikt interesi, korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastet e familjarëve të kryeministrit dhe zv/kryeministrit. Vjedhja e BDI-së u kushton shqiptarëve. Jo vetëm për shkak se buxheti për kanalizime, rrugë e çerdhe shkon në xhepat e BDI-së, por edhe për shkak të kompromiseve kombëtare të cilat i bëjnë për të vazhduar tenderokracinë”, thuhet në kumtesën e Alternativës.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori