LAJMI I FUNDIT:

Nis dërgimi i gjobave me postë për subjektet që shkelën ligjin e duhanit

Nis dërgimi i gjobave me postë për subjektet që shkelën ligjin e duhanit
Foto: Ilustrim

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka filluar dërgimin e gjobave me postë, për subjektet që janë gjobitur për shkelje të ligjit për kontrollin e duhanit.

Zyrtari për Informim në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi ka bërë të ditur se subjektet që janë gjobitur sapo t’i pranojnë gjobat duhet të kryejnë pagesat në të kundërtën do të ndiqen përmes mekanizmit shtetërorë përmbarimorë.

“Nga tani e tutje të gjithë shkelësit e hasur gjatë inspektimeve do të gjobitën me fletë gjobë mandatore, e cila mund të paguhet direkt në secilën bankë përmes bar-kodit, numrit unik qe mban secila fletë gjobë”, ka thënë Thaçi.


Ai ka bërë thirrje për respektim të ligjit të duhanit dhe ka shtuar se asnjë gjobë s’do të mbetet pa u paguar.

“Ne i ftojmë të gjithë për respektim të ligjit të duhanit. Në të kundërtën do të përballen me masën sanksionuese të përcaktuar me ligj. Asnjë gjobë nuk do të mbetet pa u paguar”, deklaroi ai.