LAJMI I FUNDIT:

E arrestuar dhe e lidhur për një radiator, këto janë fjalët që tha gruaja që futi në kafene statujën me eksploziv, e cila vrau blogerin e famshëm rus

E arrestuar dhe e lidhur për një radiator, këto janë fjalët që tha gruaja që futi në kafene statujën me eksploziv, e cila vrau blogerin e famshëm rus

Gruaja ruse e arrestuar me dyshimin për vrasjen e një prej propagandistëve të Vladimir Putinit në një sulm me bombë, ka pranuar sot se ajo mbante statujën e ngarkuar me eksploziv në një kafene në Shën Petersburg.

Megjithatë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ajo këmbënguli se ishte “mashtruar”.

Daria Trepova, 26 vjeçe, u filmua me duart e lidhura në një radiator ndërsa po merrej në pyetje nga hetuesit rusë për vrasjen e propaganduesit të Kremlinit, Vladen Tatarsky, 40 vjeç.


Në videon, ku Trepova vazhdonte të shikonte larg nga kamera ndërsa fliste, aktivistja kundër luftës pranoi se e kishte çuar statujën te Tatarsky në kafenenë Street Food No 1 përpara se ajo të bëhej copë-copë në shpërthimin e së dielës.

Trepova u tha hetuesve rusë se do t’u tregonte se kush ia dha statujën e mbushur me eksploziv ‘më vonë’.

Nuk është e qartë pse Trepova nuk ishte në qeli kur u mor në pyetje.

Tatarsky, një mbështetës i vendosur i Putinit dhe pushtimit të tij në Ukrainë, ishte duke folur në një ngjarje politike në kafene kur bomba shpërtheu pranë tij, duke vrarë propaganduesin dhe duke plagosur 32 të tjerë në atë që Kremlini pretendoi se ishte një “sulm terrorist”.

Komiteti Hetues i Rusisë tha sot se ata e kishin ndaluar Trepova në një apartament me qira në Shën Petersburg me dyshimin për kryerjen e vrasjes së Tatarsky, emri i vërtetë i të cilit është Maxim Fomin.

Sipas raporteve të mediave ruse, policia gjurmoi Trepovan duke përdorur kamerat e vëzhgimit, megjithëse ajo thuhet se preu flokët e saj të gjatë për të ndryshuar pamjen e saj dhe mori me qira një apartament tjetër në një përpjekje të dukshme për t’u arratisur.

Në videon e marrjes në pyetje, të publikuar pas arrestimit të saj, Trepova tha se e kupton arsyen pse është ndaluar.

Kur e pyetën pse, ajo tha: ‘Për… Unë do ta shprehja kështu, sepse isha në vendin e vrasjes së Vladlen Tatarsky’.

Agjencia kundër terrorizmit e Rusisë kishte pohuar më herët – pa dhënë prova – se Trepova e kishte kryer sulmin me ndihmën e ‘shërbimeve speciale ukrainase’ dhe aktivistëve që janë të lidhur me kritikun e burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Moskë

Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Moskë

Serbia
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Evropa
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Botë
Shtyhet vendimi i zbatimit të dënimit të Donald Trumpit

Shtyhet vendimi i zbatimit të dënimit të Donald Trumpit

Amerika
Moska thotë se Ukraina goditi Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi

Moska thotë se Ukraina goditi Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi

Evropa
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi

Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi

Botë
Kalo në kategori