LAJMI I FUNDIT:

Gjukanoviq pranon humbjen në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi

Gjukanoviq pranon humbjen në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi

“Zgjedhjet kanë përfunduar, Mali i Zi ka zgjedhur, unë e respektoj atë rezultat dhe e përgëzoj Jakov Milatoviq”.

Këto kanë qenë fjalët e para të kryetarit të DPS-së dhe deri tani presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, pas publikimit të rezultateve preliminare për zgjedhjet për president në Mal të Zi.

“Uroj që ai të jetë president i suksesshëm, sepse kjo do të thotë se edhe Mali i Zi do të jetë një vend i suksesshëm”, ka thënë më tej Gjukanoviq, përcjell Telegrafi.


Siç ka shtuar ai, kjo është një mundësi për të falënderuar qytetarët të cilët me pjesëmarrjen masive në zgjedhje kontribuan për të pasur një proces zgjedhor të besueshëm, i cili kontribuon në reputacionin e Malit të Zi.

Ai falënderoi edhe minoritetet që e mbështetën, si dhe ata që erdhën nga rajoni dhe jashtë vendit për të qenë pjesë e procesit zgjedhor.

Sipas rezultateve preliminare, kundërkandidati i presidentit të deritanishëm të Malit të Zi ka fituar shumicën e votave, në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Jakov Milatoviq ka fituar 60 për qind të votave në raport me presidentin e deritanishëm Milo Gjukanoviq që ka fituar pjesën tjetër, përkatësisht 40 për qind të votave.

Sipas mediave vendase, të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale patën 542.154 qytetarë.

Ndërkohë është bërë e ditur se deri në orën 20:00, kishin votuar 70.7% ose rreth 383,300 votues. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Botë
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni

Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni

Amerika
Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor

Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor

Botë
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Amerika
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Botë
'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori

'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori

Botë
Kalo në kategori