LAJMI I FUNDIT:

Dy skuadra braziliane do të përballen në finalen e turneut të CS:GO – BLAST Premier Spring Showdown Americas

Dy skuadra braziliane do të përballen në finalen e turneut të CS:GO – BLAST Premier Spring Showdown Americas

PaiN dhe Imperial do të përballen në derbin brazilian, në finale të BLAST Premier Spring Showdown Americas.

Ndeshja do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’, sot (e diel) duke filluar nga ora 21:30.


Fituesi i kësaj ndeshje do të fitoj çmimin prej 20.000 dollarësh, si dhe një vend në turneun Spring Final të BLAST.

Favorit për të fituar janë ekipi paiN me renditje në vendin e 19 –të në ranglistën botërore të CS:GO.

Kjo ndeshje do të transmetohet në kanalin zyrtar të BLAST Premier në platformën Twitch. /Telegrafi/