Euronews shkruan se krizat e klimës dhe natyrës i kanë futur vendet evropiane në një lloj të ri rivaliteti të shëndetshëm me njëra-tjetrën
Në garën për të arritur emetimet neto zero dhe për të rivendosur ekosistemet e varfëruara, fitorja e çdo vendi është një fitore për të gjithë ne.
Por, shikimi i shembujve më pozitivë në kontinent mund të ndihmojë në frymëzimin dhe presionin e politikanëve tanë që të ndjekin shembullin.
Sigurisht që nuk është një fushë loje e barabartë. Nga fushat me diell të Spanjës deri te nxehtësia nëntokësore e Islandës, çdo vend ka burimet e veta natyrore unike. Si dhe kontekstin e tij të veçantë politik dhe ekonomik që mund të ndihmojë ose pengojë veprimin e klimës.
Këtë muaj, ne po festojmë një vend evropian që ka bërë gjënë e duhur për një nga veçoritë e tij më të çmuara natyrore: Shqipërinë.
Shqipëria mbrojti një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës
Më 15 mars, qeveria shqiptare e shpalli lumin Vjosa një park kombëtar, duke e ruajtur atë për brezat që do të vijnë.
Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës me rrjedhje të lirë.
Duke u shtrirë nga shpatet e maleve të Pindit të Greqisë deri në bregdetin Adriatik të Shqipërisë, ky është i pari “park kombëtar i lumit të egër” në kontinent.
“Ndoshta Shqipëria nuk ka fuqinë për të ndryshuar botën, por mund të krijojë modele të suksesshme të mbrojtjes së biodiversitetit dhe pasurive natyrore”, thotë Mirela Kumbaro Furxhi, ministre e Turizmit dhe Mjedisit.
“Qeveria shqiptare ka marrë vendimin e guximshëm për të krijuar një Park Kombëtar prej 12,727 hektarësh, duke përfshirë edhe Vjosën 190 kilometra të gjatë, ku mbi 60,000 banorë kanë jetuar prej shekujsh”, shton ajo.
Statusi i parkut të mbrojtur është një mburojë për mbi 1 000 specie që jetojnë në lumë dhe zonat përreth tij, nga shkabat e rralla dhe ngjalat evropiane, tek lundërzat dhe rrëqebulli i Ballkanit i rrezikuar në mënyrë kritike.
Shqyrtimi i interesave konkurruese njerëzore në lumë nuk ishte detyrë e lehtë. Në një moment u propozuan 45 diga në Vjosë dhe degët e saj. Zhvilluesit kërkuan të shfrytëzonin sa më shumë potencialin e tij hidroenergjetik pasi vendi varet nga ky burim i rinovueshëm.
Pas vitesh fushate nga koalicioni “Save the Blue Heart of Europe”, asnjë digë, nxjerrje zhavorri apo aktivitete të tjera të dëmshme nuk lejohen tani në brigjet e saj.
Fuqia e njerëzve ka qenë gjithashtu një pjesë e madhe e kësaj historie dhe ka çuar në ecuri më pozitive. Në fshatin e vogël jugor të Kutës, banorët e kanalizuan rezistencën e tyre ndaj një hidrocentrali të propozuar në një projekt ambicioz të energjisë diellore, duke vendosur panele në ndërtesat publike.
Tani fshati është në majë të vetëmjaftueshmërisë si komuniteti i parë qytetar energjetik i Shqipërisë.
Çfarë projektesh të tjera pozitive mjedisore ka Shqipëria?
Prodhimi i energjisë në Shqipëri është tashmë 100 për qind i rinovueshëm, por vendi po punon për të diversifikuar burimet e tij pasi mbështetja te uji është shumë e varur nga klima.
“Ne [kemi] një strategji afatgjatë dhe një plan veprimi për të rritur kapacitetin e gjenerimit të burimeve të rinovueshme të energjisë duke instaluar termocentrale të rinj diellorë dhe të erës”, shpjegon Mirela Kumbaro Furxhi.
Shqipëria rishikoi gjithashtu angazhimin e saj të Kontributit të Përcaktuar Kombëtar (NDC) me një ambicie për të reduktuar emetimet e saj tashmë të ulëta të gazeve serrë me 20,9 për qind deri në vitin 2030.
Vendi kërkon të zhvillojë industrinë e tij të turizmit, por në përpjekje për ta bërë këtë në mënyrë të qëndrueshme, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit janë nën të njëjtën çati, e drejtuar nga një ministre.
“Shqipëria është një vend i vogël që nuk mund ta ndryshojë botën, por ne mund të krijojmë modele”, thotë ministrja.
“Vitin e kaluar kur hyri në fuqi ligji që ndalon prodhimin, importin dhe tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimshe, ne ishim të parët në Ballkan që e bëmë këtë. Për botën e madhe, këto mund të jenë ndryshime të vogla, por për ne këto janë revolucione të vërteta”, shton ajo./ATSh/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet
Hoxhaj – Kurtit: E nënshkrova marrëveshjen SOFA me SHBA-në para 12 vitesh, kur ti gjuaje me gurë institucionet
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës