LAJMI I FUNDIT:

Bëhen 24 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit dhe në Burim të Malishevës

Bëhen 24 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit dhe në Burim të Malishevës

Masakra në Pastasellë të Komunës së Rahovecit dhe në Burim të Malishevës janë ndër nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës të vitit 1999.

Në masakrën në Pastasellë të Rahovecit janë vrarë dhe masakruar 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat tjera përreth.

Edhe sot e kësaj dite nga kjo masakër ende ka familjarë që kërkojnë t’i kthehen trupat e më të dashurve të tyre, të cilët edhe pas 24 vjetësh figurojnë të pagjetur.


Në këtë masakër përpos vrasjes dhe masakrimit nga forcat serbe, të vrarët më pastaj edhe janë djegur. Në këtë masakër kanë mbijetuar 13 persona.

Ndryshe, për vrasjen dhe masakrimin e 106 martirëve, deri më tani nuk është dënuar asnjë serb që ka marrë pjesë në masakrën e fshatit Pastasellë.

Po sot, mbushen 24 vjet edhe nga masakra në Burim të Malishevës, përkatësisht nga masakra e forcave serbe ku u vranë dhe u masakruan 42 civilë shqiptarë.

Masakra në Burim është masakra më e madhe që ka ndodhur në Malishevë gjatë luftës së fundit, ndërsa deri më sot, për këtë ngjarje dhe për asnjë vrasje tjetër gjatë luftës, nuk është dënuar askush.

Më 31 mars 1999, te vendi i quajtur Vrella e Mëhillit në Burim të Malishevës, u vranë dhe u masakruan 42 civilë, shumica prej tyre nga fshatrat Dragobil dhe Astrazup, si dhe tre banorë të Suharekës, të cilët ishin strehuar në këtë pjesë. Po në këtë ditë, në fshatrat tjerë janë vrarë dhe masakruar edhe civilë të tjerë. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme

"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim

Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim

Lajme
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Lajme
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

Lajme
Kalo në kategori