Banka Qendrore Evropiane pret rënie të shpejtë të inflacionit të lartë në Eurozonë, sipas shefit të këtij institucioni, Philip Lane.
Inflacioni veçse ka rënë në muajt e fundit. Mirëpo, në nivelin sa është tani, 8.5 për qind, është ende përtej synimit të BQE-së prej 2 për qind.
“Ndoshta jemi në fazën më intensive të inflacionit. Çmimet e ushqimit janë ende shumë të larta dhe kjo është ajo me të cilën përballen njerëzit kur shkojnë në dyqan”, ka thënë Lane.
Sipas tij, nëse analizohen çmimet paraprake për përbërësit ushqimorë, “vërehet ndryshimi”.
“Ka përmirësim, që do të jetë gradual në pranverë dhe verë, por më i fuqishëm do të jetë në vjeshtë”, ka thënë mes tjerash ai.
Por, për të siguruar shkallë të inflacionit në 2 për qind, Lane ka thënë se do të duhet të ketë sërish rritje të normës së interesit për hua. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251