LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet prerja e drunjve në pyllin e fshatit Sfillare të komunës së Sarajit

Ndërpritet prerja e drunjve në pyllin e fshatit Sfillare të komunës së Sarajit

Kështu dukej sot pylli në fshatin Sfillare të Komunës së Sarajit. Kompania e cila i ka prerë drunjtë ishte larguar, ndërsa nje pjesë të drunjve kishte mbetur.

Banorët thonë që nuk do të lejojnë prerjen e drunjve dhe shkatërrimin e natyrës në fshatin e tyre.

”Kur i kemi mbjellur pishat atëherë isha fëmijë, 12-13 vjeçar kemi punuar për lirë pare kurse sot ka ardhur koha dikush me i prishë, është turp prej Zotit”, tha një banor.


”Si e mbaj mend prej vitit 1971-72 unë i kam mbjellur pishat si i ri, biles ende e kam një gjobë që më kanë dënuar pse i lëshova bagëtitë, sepse s’kemi guxuar as në këmbë të hecim e sot të pritet është masakër, duhet të jepet përgjegjësi” , thotë një banor i fshatit Sfillare për Klan Maqedoni.

“Unë nuk e di si e kanë konstatuar se janë dru të sëmure”, tha një banor.

Dje në vendin ku priteshin drunj erdhi edhe një përfaqësuesi i kompanisë Golden bag. Ai thotë se gjithcka është sipas ligjit. Por në marrëveshjen të cilën na tregoi qëndron se duhen të priten vetëm drunjtë e djegur.

“Nuk kemi ardhur të bëjmë diçka të jashtligjshme apo të bëjmë masakaër. Institucionet na kanë dhënë të drejtën, veterinarët, njerëzit që janë kompetent na kanë thënë që këto dru janë të sëmurë dhe duhet të priten”, thotë përfaqësuesi i kompanisë.

Banorët e fshatit Sfillare nuk do të lënë asnjë dru të pritet, kërkojnë nga institucionet që të ndërprejnë masakrën që po i bëhet natyrës së këtij fshati. Nesër kanë caktuar takim me kryetarin e Bashkësisë Lokale , Samet Abdullahu i cili sipas tyre është i njoftuar për prerjen e drunjëve në këtë fshat. Ai sot nuk përgjigjej thirrjeve të Klan M. /KlanMacedonia/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Lajme
Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Drejtësi
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Shëndetësi
KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit

KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami

Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami

Kronika e Zezë
Kalo në kategori