Një profesor nga Universiteti i Floridës, synon të jetojë 100 ditë nën ujë dhe të përpiqet të thyejë rekordin botëror.
Rekordi aktual për kohën e kaluar nën sipërfaqen e ujit është 73 ditë, dhe profesor Joseph Dituri synon ta thyej atë, transmeton Telegrafi.
Qëllimi i tij është i lidhur me shkencën, sepse dëshiron të përcaktojë se si trupi i njeriut reagon ndaj ekspozimit afatgjatë ndaj presionit ekstrem.
Prandaj, profesori do të banojë në një thellësi prej nëntë metrash në Key Largo, Florida.
Ai do të monitorohet vazhdimisht nga një ekip mjekësor që do të raportojë për gjendjen shëndetësore të profesorit 55-vjeçar, duke e vizituar dhe kryer një sërë analizash.
Dituri do t’i nënshtrohet analizave psikosociale, psikologjike dhe mjekësore duke përfshirë gjakun, ekografinë dhe elektrokardiogramin, si dhe analizat e qelizave staminale.
“Trupi i njeriut nuk ka qenë kurrë nën ujë për kaq shumë kohë, kështu që unë do të monitorohem me kujdes. Ky hulumtim do të shqyrtojë të gjitha mënyrat se si ky udhëtim ndikon në trupin tim, por hipoteza ime zero është se do të ketë një përmirësim në shëndetin tim për shkak të rritjes së presionit”, tha profesori.
Dituri e mbështet teorinë e tij në gjetjet e një studimi, në të cilin qelizat e ekspozuara ndaj presionit të shtuar u dyfishuan në pesë ditë.
Kjo sugjeron që presioni i shtuar mund t’i ndihmojë njerëzit të zgjasin jetëgjatësinë e tyre dhe të parandalojnë sëmundjet e lidhura me moshën.
Ai ka shërbyer më parë në marinën amerikane për 28 vjet si oficer zhytjeje. Pasi doli në pension në vitin 2012, vazhdoi shkollimin në universitetin e lartpërmendur për të marrë një doktoraturë, dhe për të mësuar më shumë rreth lëndimeve traumatike të trurit.
“Shumë nga vëllezërit dhe motrat e mia në marinë kishin pësuar lëndime në tru dhe unë doja të mësoja se si t’i ndihmoja ata. E dija se presioni hiperbarik mund të rriste rrjedhjen e gjakut cerebral dhe hodha hipotezën se mund të përdoret për të trajtuar dëmtimet traumatike të trurit. Mekanizmat e njohur të veprimit të mjekësisë hiperbarike mund të përdoren për trajtimin e një game të gjerë sëmundjesh”, tha Dituri.
Gjatë misionit të tij, profesori do të testojë teknologji të reja si një vegël me inteligjencë artificiale, e zhvilluar nga një koleg që mund të ekzaminojë trupin e njeriut për sëmundje dhe të përcaktojë nëse nevojiten ilaçe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit – çfarë do të thotë kjo për Donald Trumpin?
Ndryshe prej Netanyahut, presidenti izraelit thotë se ka marrëveshje me Hamasin
Biden: Fundi i përhershëm i luftës do të diskutohet në fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit - çfarë do të thotë kjo për Donald Trumpin?
Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri
Çfarë dimë për armëpushimin dhe marrëveshjen e pengjeve mes Izraelit-Hamasit?
Ndryshe prej Netanyahut, presidenti izraelit thotë se ka marrëveshje me Hamasin
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime