“Branitelli” pyet: Çfarë ardhmërie ka ky shtet me terroristë në qeveri?
Erdhën për ta shënuar ditën kur ata konsiderojnë se e kanë fituar betejën për Kalanë e Tetovës në luftën e 2001-shit, e u grindën mes vete.
“Po flisni për ardhmërinë… Çfarë ardhmërie kur terroristët i keni në Qeveri? Dikur partia “Dinjiteti” angazhohej që terroristët mos të jenë në Qeveri, e sot kanë koalicion me ata. Kjo është një turp për Maqedoninë! Turp”, tha invelidi i luftës Aco Stojanovski.
E Kryetar i partisë “Dinjiteti” doli për të thënë se ata e kanë fituar secilën betejë ku kanë pasur urdhër për të luftuar.
Ne, “mbrojtësit” e Maqedonisë në vitin 2001 fituam në secilën betejë ku patëm urdhër që të luftojmë. Humbën politikanët, humbën politikanët e atëhershëm të pavendosur që ranë nën presionin e fortë të Komunitetit ndërkombëtar”, tha Stojanço Angellov nga partia “Dinjiteti”.
Por nga përvoja e mëvonshme, Angellov thotë se ndoshta është më mirë që ka ndodhur kështu, për shkak se lufta mundej që të përhapet dhe pasojat të jenë shumë më të mëdha.
Në shënimin e kësaj dite morën pjesë edhe përfaqësues të partive tjera politike, si “Levica”, OBRM-PDUKM e gjithashtu lule vendosen edhe Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, si dhe shefi i kabinetit të Presidentit.
Në këtë betejë, pjesëmarrës ishte edhe deputeti aktual i OBRM-PDUKM-së, Dragan Kovaçki, i cili paralajmëroi ndryshime në ligjin për “branitellat” që do u mundësojë pagesën e dëmshpërblimit.
Si deputet dua të them se kemi përfunduar me përgatitjen e ndryshimeve në Ligjin me qëllim që të dëmshpërblehen familjet e “branitellave” që kanë humbur jetën dhe atyre që kanë mbetur të plagosur. Gjatë javës së ardhshme, këtë ligj do ta fusim në procedurë dhe pres konsensus të gjerë rreth kësaj çështje, pres përkrahje edhe nga LSDM-ja”, deklaroi Dragan Kovaçki, deputet i OBRM-së.
Kovaçki shprehi keqardhje sepse në këtë ngjarje nuk kishte përfaqësues të Ministrisë së mbrojtjes./KlanMacedonia/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës