Çfarë nënkuptojnë pikat e bardha në thonj: Sëmundjet dhe toksinat janë arsyet e mundshme
Ja cilat janë barnat që mund ta shkaktojnë problemin
Njollat e bardha në thonj mund të kenë shkaqe të ndryshme. Disa prej tyre janë sëmundje, të tjera janë ilaçe, por ka pika krejtësisht të padëmshme për të cilat nuk duhet të shqetësoheni.
Thonjtë e shëndetshëm dhe të fortë mund të jenë pasqyrë e shëndetit të përgjithshëm, ndërsa për femrat janë veçanërisht të rëndësishëm si element i bukurisë së duarve.
Shumë njerëz e pëlqejnë manikyrin dhe llakun e thonjve më shumë se thonjtë e kuruar natyralë, por nuk këshillohet t’i lyeni për të maskuar zverdhjen apo shenjat e mundshme të sëmundjes, transmeton Telegrafi.
Njollat e bardha nuk janë gjithmonë alarmante, por duhet të kontrolloni se cili është saktësisht shkaku i tyre.
Ja çfarë mund të gjykoni vetë.
Emri mjekësor për këto njolla është leukonychia dhe zakonisht mendohet se shkaktohen nga mungesa e vitaminës. Ky mund të jetë shkaku, por nuk është i vetmi.
Shkaktarët e pikave të bardha në thonj
Lëndimet – mund të jenë aq të vogla sa që as t’i vëreni dhe ndodhin nëse goditni gishtat ose kafshoni thonjtë. Zakonisht ato janë të padëmshme dhe zhduken kur thonjtë të rriten.
Mungesa e lëndëve ushqyese – dieta duhet të përmbajë mjaftueshëm lëndë ushqyese dhe minerale. Në thonjtë, zakonisht vërejmë shenja se nuk ka mjaft kalcium ose zink.
Infeksion mykotik – përveç njollave të bardha, simptomat janë edhe trashja e thoit, humbja e ngjyrës dhe ngritja e thoit nga shtrati i thoit.
Alergjia – zakonisht shkaktohet nga përdorimi i disa kimikateve ose produkteve për higjienë dhe kujdes ndaj të cilave trupi zhvillon një reaksion alergjik.
Psoriaza ose ekzema – ato mund të shfaqen edhe në thonjtë, jo vetëm në lëkurë. Pasoja mund të jetë bardhësi në thonjtë, trashje, vija në formë palosjesh.
Sëmundjet – sëmundjet e veshkave ose të mëlçisë, si dhe prania e metaleve të rënda në trup mund të çojnë në shfaqjen e njollave të bardha në thonjtë.
Ilaçet – barnat mund të shkaktojnë ndryshime të ndryshme, duke përfshirë njolla të bardha në thonjtë, veçanërisht kimioterapinë, barnat kundër infeksioneve bakteriale, artritin dhe diabetin.
Megjithatë, në shumicën e rasteve, këto ndryshime janë të padëmshme dhe do të zhduken vetë. Në rast se jeni ende i shqetësuar ose keni disa simptoma të tjera, kontaktoni një dermatolog. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër