Tetë muaj pas debatit të parë publik për ndërrimin e emrave të rrugëve, shkollave dhe institucioneve të tjera në Tetovë ende asgjë konkrete në këtë drejtim. Komuna e Tetovës është në pritje të propozimeve të emrave nga sektori civil që më pas të vazhdojë me formimin e një Komisioni të posaçëm i cili do të bën përzgjedhjen e emrave të propozuar. Vendimet e këtij Komisioni do të duhet të kalojnë në Qeveri për t’u rikthyer për votim në këshillin komunal të Tetovës. Kreu I këshillit Besar Durmishi nuk shprehet optimist se Qeveria do të mbështes kalimin e këtij projekti pasi siç tha shpesh herë kanë pasur pengesa me pushtetin qendror sa iu përket projekteve komunale.
“Kemi hasur në pengesa nga pushteti qendror me të vetmen arsye se nuk e kanë pushtetin lokal, dyshojmë se mund të ketë pengesa. Kemi shumë punë që duhet të kalojnë në Qeveri por pikërisht pse nuk e kanë pushtetin lokal shumë punë nuk kalojnë as në parlament. Do të ketë pengesa, nuk e di se si do e presin këtë hap të komunës së Tetovës por çdo vendim i deritanishëm i Qeverisë nuk na ka dëmtuar neve si persona por iu ka bërë dëm qytetarëve të Tetovës pavarësisht ndasive politike”, tha Besar Durmishi, Kryetar I Këshillit të Komunës së Tetovës.
Kjo nuk është pengesa e vetme me të cilën përballet ky projekt. Ai nuk gjen mbështetje as nga këshilltarët e VMRO-së në komunën e Tetovës, të cilët janë vendimtar për votimin e tij pasi I njëjti parashihet të votohet me parimin e Badenterit. OBRM-PDUKM edhe njëherë u shpreh e prerë se këtë projekt nuk e mbështet.
“Qëndrimi jonë është I qartë dhe në këtë drejtim ne nuk mbështesim procese retrograde të cilat nuk do sjellin asnjë gjë të mirë për standardin e qytetarëve. Të rinjtë në Tetovë kërkojnë standard modern për jetesë dhe shkollim. Tetova nuk ka pallat kulture modern, nuk ka kinema, nuk ka teatër, park apo hapësira sportive. Fokusi jonë është zgjidhja e problemeve bazike ndërsa proceset retrograde të cilat nuk sjellin asnjë përparim në jetën e të rinjve nuk do t’i përkrahim”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Qytetarët nga ana tjetër nuk besojnë se çështja e ndërrimit të emrave ndonjëherë do të bëhet realitet.
“Ajo nuk bëhet, s’mund të bëhet. Qe sa vjet nuk ndërrohen, ne i thërrasim me emër tjetër, shteti me emër tjetër rrugët. Nuk bëhet kjo punë… Pse nuk jeni optimist? Sepse nuk bëhet asgjë, a ke parë diçka të bëhet, të rregullohet ? Unë deri sot, jo”.
“Është vonuar shumë ndërrimi i emrave, është dashur që tani të ishin bërë. Me kohë të ishin bërë, a u prish komunizmi? Prishi dhe emrat.. por ne nuk kemi njerëz. Hajdutë kemi në kryesi që e shohin vetëm xhepin”.
Propozimet aktuale nga shoqata akademike shqiptare në Tetovë janë emra personalitetesh të cilët nuk lidhen vetëm me rilindjen kombëtare por me personalitetet që kanë kontribuar për qytetin e Tetovës. Ndryshe, shumë kryetarë të komunës së Tetovës kanë ndërmarrë nismë për ndryshimin e këtyre emrave por asnjëherë nuk kanë gjetur pajtim brenda këshillit komunal që këto emra të zëvendësohen me emra të rinjë. Në Tetovë aktualisht, edhe pse disa rrugë janë emëruar në gjuhën shqipe, të njëjtat shfrytëzohen vetëm nga Komuna e Tetovës gjatë komunikimit me qytetarët kurse në dokumente zyrtare vazhdojnë të qëndrojnë emrat nga koha e ish Jugosllavisë./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZogaj flet për vijat e kuqe të LDK-së pas zgjedhjeve: Pa Lumirin kryeministër nuk do të jemi në qeveri
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli
Ushtarë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq
Dy persona dënohen me shtatë vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për vjedhje në Teqenë e Madhe në Gjakovë
Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit