LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Kovaçevski ka arritur të shpëtojë ekonominë e vendit

LSDM: Kovaçevski ka arritur të shpëtojë ekonominë e vendit

Përveç se të ndjek Apasievin, Mickoski nuk ka plan tjetër, ndaj e presin humbje të reja, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Mickoski, theksojnë nga atje, edhe një herë tregoi se ai është vetëm një peng i thjeshtë i Dimitar Apasiev dhe i së “Majtës”, një politikan klasik antievropian.

“Përveç ndjekjes së Dimitar Apasiev në garën e përditshme për bllokim dhe frenim të shtetit, Hristijan Mickoski nuk ka plan tjetër.


Koalicioni i OBRM-PDUKM-së dhe i së “Majtës” është koalicion i kaosit dhe regresit. Qëllimi i tyre i vetëm është të pengojnë rrugën evropiane të vendit.

Për këtë arsye nga Mickoski nuk dëgjuam asnjë fjalë për përballimin e suksesshëm të krizës energjetike dhe ekonomike, për rritjen e pagave dhe pensioneve, për shumën rekord të investimeve të huaja.

Kanë dështuar të gjitha njoftimet e Mickovskit dhe “Të Majtës” se shteti së shpejti do të dështojë, nuk do të mjaftojë rryma, gazi, benzina, se do të ketë kufizime të energjisë elektrike, ndërprerje dhe mungesë ushqimi nëpër supermarkete”, thuhet në kumtesë.

Nga atje shtojnë se Kovaçevski arriti të shpëtojë ekonominë e vendit, e cila po rimëkëmbet me shpejtësi nga kriza. Inflacioni është nën kontroll dhe politikat e Kovaçevskit ulin çmimet e bukës, makaronave, qumështit, mishit dhe vezëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare

Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare

Lajme
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Lajme
​Hoti: S'ka hapësirë bashkëpunimi me LVV-në, nëse nuk fitojmë do të qëndrojmë në opozitë

​Hoti: S'ka hapësirë bashkëpunimi me LVV-në, nëse nuk fitojmë do të qëndrojmë në opozitë

Lajme
Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj

Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj

Lajme
Mandl: Lidershipi i Serbisë po sillet në mënyrë agresive duke mos e pranuar të kaluarën

Mandl: Lidershipi i Serbisë po sillet në mënyrë agresive duke mos e pranuar të kaluarën

Lajme
Osmani publikon fotografi nga darka e organizuar nga Macroni për krerët e shteteve të Frankofonisë

Osmani publikon fotografi nga darka e organizuar nga Macroni për krerët e shteteve të Frankofonisë

Lajme
Kalo në kategori