LAJMI I FUNDIT:

Pse agjërojnë myslimanët gjatë Ramazanit?

Pse agjërojnë myslimanët gjatë Ramazanit?

Gjatë Ramazanit, muajit më të shenjtë në kalendarin islam, njerëzit agjërojnë dhe bëjnë sakrifica nga agimi deri në perëndim të diellit çdo ditë.

Çdo vit, pasuesit e besimit islam mblidhen në adhurim, muaj që zakonisht zgjat nga 29 deri në 30 ditë.


Kështu, muaji i shenjtë shënohet në mbarë botën me lutje të përbashkëta, vetë-reflektim dhe bamirësi, përcjell Telegrafi.

Kur është Ramazani?

Ramazani bie në data të ndryshme çdo vit dhe është muaji i nëntë në kalendarin islamik.

Llogaritjet në kalendarin islamik bazohen në ciklin hënor dhe muaji i agjërimit fillon me shikimin e gjysmëhënës.

Kalendari Gregorian, i cili ndiqet nga shumica e botës, duke përfshirë Kosovën, përdor një sistem të lëvizjeve të diellit.

Arabia Saudite vjen me reduktim të orarit të punës për bizneset gjatë muajit të Ramazanit
Lexo po ashtu Arabia Saudite vjen me reduktim të orarit të punës për bizneset gjatë muajit të Ramazanit

Për të caktuar kohën e Ramazanit, disa preferojnë të ndjekin shikimin e hënës nga Meka (Qabja), ndërsa të tjerë preferojnë vendet e tyre.

Datat e Ramazanit mund të ndryshojnë, por këtë vit, dita e agjërimit pritet të fillojë më 23 mars dhe të përfundojë më 21 prill – në varësi të hënës.

Pse agjërojnë myslimanët gjatë Ramazanit?

Ekzistojnë pesë shtylla të besimit në Islam – praktika që myslimanët këshillohen të ndjekin dhe agjërimi i muajit të Ramazanit përbën një nga këto pesë obligime, përcjell Telegrafi.

Katër shtyllat e tjera janë Shehadeti (dëshmimi në besim), namazi (lutjet), Zekati (bamirësia) dhe Haxhi.

Çfarë përfshin agjërimi?

Agjërimi përfshin abstenim nga ngrënia, pirja, pirja e duhanit dhe marrëdhëniet seksuale gjatë orëve të ditës për të arritur një “takva” ose “devotshmëri” më të madhe për Zotin.

Ushqimi hahet para se të bjerë agimi (Syfyri) për t’i dhënë ushqim trupit për agjërimin dhe një vakt hahet pas perëndimit të diellit (Iftar) për ta prishur atë.

Muaji i Ramazanit fillon të enjten, kjo është vaktia e agjërimit në Kosovë
Lexo po ashtu Muaji i Ramazanit fillon të enjten, kjo është vaktia e agjërimit në Kosovë

Agjërimi është obligim vetëm për njerëzit me shëndet të plotë – ka përjashtime për:

• Të sëmurët

• Shtatzënat

• Gratë me menstruacione

• Udhëtarët

• Fëmijët e vegjël

Sa orë do të agjërojnë myslimanët, në vende të ndryshme të botës

Agjërimi që fillon para lindjes së diellit deri në perëndim të diellit zgjat diku nga 12 deri në 18 orë, në varësi të vendit ku ndodheni në botë.

Myslimanët që jetojnë në vendet më jugore të botës, si Kili apo Zelanda e Re, do të agjërojnë mesatarisht 12 orë, ndërsa ata që jetojnë në vendet më veriore, si Islanda apo Grenlanda, do të kenë agjërim më shumë se 17 orë.

Ramazani 2023 – ja sa orë do të agjërojnë myslimanët, në vende të ndryshme të botës
Lexo po ashtu Ramazani 2023 – ja sa orë do të agjërojnë myslimanët, në vende të ndryshme të botës

Për myslimanët që jetojnë në hemisferën veriore, numri i orëve të agjërimit do të jetë pak më i shkurtër këtë vit dhe do të vazhdojë të zvogëlohet deri në vitin 2031, vit që Ramazani do të përfshijë solsticin dimëror – dita më e shkurtër e vitit. Pas kësaj, orët e agjërimit do të rriten deri në solsticin e verës – dita më e gjatë e vitit në hemisferën veriore.

Ndërkohë që për myslimanët që jetojnë në jug të ekuatorit, do të ndodhë e kundërta.

Historia e Ramazanit

Myslimanët besojnë se Ramazani është muaji kur Kurani iu shpall Profetit Muhamed.

Rreth 1,400 vjet më parë, besohet se Profeti Muhamed ishte duke medituar në një shpellë, kur engjëlli Xhibril iu afrua atij.

Engjëlli ia zbuloi fjalët e para të Kuranit, profetit Muhamed – dhe i tha atij se ato ishin një urdhër i drejtpërdrejtë nga Zoti.

Kjo natë njihet Laylat Al-Qadar (Nata e Kadrit) dhe kujtohet nga myslimanët përmes akteve të adhurimit gjatë gjithë natës.

Ajo supozohet se bie në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit.

Dhe sapo të përfundojë Ramazani, është Bajrami.

Sivjet, muaji i agjërimit pritet të përfundojë të enjten më 23 prill dhe do të shënohet me Fitër Bajramin.

Festimet e Bajramit zgjasin tre ditë, gjatë të cilave njerëzit mblidhen për të festuar fundin e Ramazanit.

A agjërojnë edhe njerëzit që besojnë në fe të tjera?

Në judaizëm, ka gjashtë ditë agjërimi, njëra prej të cilave quhet Yom Kippur, “Dita e Shlyerjes”. Shumë hebrenj zgjedhin të agjërojnë për 25 orë për të përkujtuar këtë ditë.

Budizmi gjithashtu ka një lidhje të fortë me agjërimin. Ithtarët e fesë zakonisht agjërojnë kur shihet një hënë e plotë dhe në festa të tjera të rëndësishme.

Katolikët shpesh agjërojnë “të mërkurën e hirit” dhe “të premten e mirë”.

Ndërsa hindusët zakonisht agjërojnë gjatë festivaleve të tilla si Shivarati, Saraswati dhe Puja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori