LAJMI I FUNDIT:

20-vjeçarja Genta Abdiji flet për librin e saj të dytë “Ti je Dritë”

20-vjeçarja Genta Abdiji flet për librin e saj të dytë “Ti je Dritë”

Intervistoi: Aroma Aliti

Dashuria dhe pasioni i saj për të shkruarit ka bërë që ajo sot të posedoj dy botimet e saj në një moshë shumë të re. Genta Abdiji si një nga poetet më të reja në rrethinën e Tetovës, para ca jave ka promovuar librin e saj të dytë që titullohet “Ti je Dritë”.

E intervistuar nga Telegrafi Maqedoni, Genta tregoi se romani i saj është i lidhur me njerëzit më të përzemërt për të, të cilëve u referohet me shprehjen “Ti je Dritë”. Mes tjerash, Genta tregoi dhe për ndjesitë e saja pasi ka promovuar librin, për atë se si e kanë pritur njerëzit këtë libër dhe mesazhet që ka marrë nga ato.


Genta gjithashtu ka planet e saj për të ardhmen, ajo theksoi se dëshiron të arrij suksese të larta në karrierën e saj si shkrimtare dhe profesionalizëm në degën e saj të studimit që ishte “Komunikim Ndërkombëtar”.

Si do ta përshkruaje veten me pak fjalë?

Unë quhem Genta Abdiji, vij nga fshati Bogovinë dhe jam studente e vitit të dytë e Komunikimit Ndërkombëtar në Universitetin e Evropës Juglindore. Jam vullnetare & aktiviste prej disa vitesh tashmë, autore e dy librave si edhe anëtare e bordit të udhëheqësisë së Këshillit Rinor të Komunës së Bogovinës.

Në cilin moment, pra kur kuptove se ti duhej të filloje të shkruaje?

Kjo ka qenë në mua: lidhja e çmuar me të shkruarin. Është diçka që e ka përmbushur shpirtin tim gjithmonë dhe më kuptimin e termit “përgjithmonë”. Një detyrë të cilën e kam pasur ndaj vetes dhe plotësimit tim personal, asaj që më bën – mua -.

Sapo ke botuar librin tënd të dytë, çfarë mund të na thuash për këtë libër?

“Ti je Dritë” libri im i dytë, përndryshe romani im i parë ka fare pak kohë që ka dalë në dritë, e është një ndër eksperiencat më të veçanta ndonjëherë. Ky projekt është diçka për të cilën kam punuar me zemër dhe që ka qenë i lidhur me njerëzit më të përzemërt për mua, kuptimi i të cilëve theksohet me termin “dritë”. Ky roman ka të bëjë me atë që na mban neve në ekzistencë: njerëzoren – dhimbjen dhe dashurinë. Rreth kësaj ndjehem shumë e lumtur gjersa shoh mënyrën se si përjetohet nga lexuesit. Është diçka që nuk e ka shokun në vlerë.

Si e pritën njerëzit dhe cili ishte mesazhi i tyre për këtë botim tëndin, a je e kënaqur?

Realisht, është diçka e pazëvendësueshme si ndjesi por që njëkohësisht kërkon durim dhe guxim për ta shkruar, por ende më shumë për pjesën pas realizimit: atë se si të tjerët do e presin. Jam tejmase e kënaqur me mënyrën se si njerëzit kanë marrë dritën e “Ti je Dritë”, e këtu mund të theksoj një dritë si zonja Mirela Kanini, shkrimtare që vepron në Çikago dhe që leximin e “Ti je Dritë” e ka përshkruar kështu: “E di sa e vështirë është të ndërtosh dialogje të mira që të duken sikur je pjesë e tyre? Ja po ta them unë, është shumë e vështirë edhe pse në librin tënd rrjedhin aq natyrshëm. Remarku është mjeshtër i dialogjeve dhe ti Genta Abdiji i ke shkuar pas.”

A mendon se një autore mund të arrij sukses në këtë vend, pra në Maqedoninë e Veriut?

Po, unë mendoj se një autor mund të arrijë sukses në Maqedoninë e Veriut, teksa mendoj po ashtu se këtu është po ashtu e nevojshme kultura e leximit. Është për tu admiruar puna e mrekullueshme e bloggerëve shqiptarë të librit të cilët arrijnë të promovojnë me shumë dashuri gjërat si kjo, që është absolutisht benefite. Për shembull: @book.s_lovers @abookworm9 @abookthiefb @born.in.bookshelf @lexojmelibra.sebashkuu @ecmendurpaslibrave etj.

Cilat janë planet e Gentës për të ardhmen?

Një ndër planet më të rëndësishme është profesionalizmi në degën time të studimit dhe zhvillimi i karrierës sime si shkrimtare, gjithmonë me njerëzit e mi të duhur përreth.

Një mesazh kushtuar rinisë?

Për ty që po e lexon: Investo për më të mirën e vetvetes. Bëhu versioni yt më i bukur.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori