LAJMI I FUNDIT:

Gjukanoviq shpërndan Parlamentin e Malit të Zi

Gjukanoviq shpërndan Parlamentin e Malit të Zi

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, nënshkroi Dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Malit të Zi në bazë të autoritetit që i jep Kushtetuta.

Gjukanoviq, siç theksohet nga Shërbimi Informativ i Presidentit të Malit të Zi, dekretin e ka nxjerrë në bazë të nenit 92, pika 3 e Kushtetutës së Malit të Zi.

Gjukanoviq paraprakisht ka theksuar se është këshilluar prej ekipit ligjor se ekzistojnë kushtet ligjore për të shpërndarë parlamentin dhe për të shpallur zgjedhje, nëse deri sot nuk zgjidhet qeveria e re, raporton rtcg.


Qeveria aktuale malazeze u shkarkua shtatë muaj më parë, pasi dështuan disa përpjekje për të zgjedhur një përbërje të re.

Pas shpërndarjes së Kuvendit, zgjedhjet mund të mbahen më së shpejti për 60 ditë dhe më së voni për 100 ditë, që do të thotë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të mbahen në fund të majit ose në fillim të qershorit.

Kujtojmë se mandatit Miodrag Lekiq i skadon sot afati për formimin e qeverisë së 44-të. Ai të dielën ka njoftuar drejtuesit e pozitës se nuk ka ende shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë së re, pasi i mungojnë tre vota nga anëtarët e Lëvizjes Qytetare URA.

Lekiqit iu dha mandati pasi parlamenti miratoi ndryshimet në Ligjin për Presidentin.

Nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë së atij akti është para Gjykatës Kushtetuese. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Azia
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit

Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit

Botë
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve

Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve

Botë
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Kalo në kategori