Specializantët e 22 klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) mëngjesin e sotëm kanë protestuar para drejtorisë së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) për pagesën e kujdestarive, të cilin po e konsiderojnë në kundërshtim me Ligjin e Punës dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës të nxjerr në shkurt të po këtij viti.
Kryetari i Këshillit të specializantëve, Arianit Zajmi u shpreh se ky vendim i SHSKUK-së është i kundërligjshëm po i detyron të punojnë pa pagesë.
Ai tha se nga 1 marsi kujdestaritë e tyre do të paguhen me vendimin e ish-ministrit, Rifat Latifi i cili tashmë me vendimin e ri të ekzekutivit është shfuqizuar.
“Vendim i cili na detyron neve të punojmë në kundërshtim me Ligjin e Punës dhe ky vendim na detyron të punojmë pa pagesë. Në të njëjtën kohë ajo që është më e rënda në aspektin ligjor është se ky vendim po na detyron neve të punojmë kundër rregullores për kompensim të kujdestarive, punën gjatë dhe punë jashtë orarit të punës e cila është miratuar në mbledhjen e 125 të Qeverisë së Kosovës. Ne prej 1 mars 2023 sipas vendimit të SHSKUK-së dhe letrës rekomanduese të kryetarit të Bordit Specialistik ne do të paguhemi në mënyrë të jashtëligjshme nga një vendim i cili është marr vitin e kaluar nga ministri Rifat Latifi më 9 mars 2022. Ky vendim është shfuqizuar prej momentit që është fuqizuar kjo rregullore më 3 shkurt. Kujdestaritë tona tash e tutje do të paguhen me vendimin e 9 marsit 2022 vendim i cili është rënë poshtë prej 3 shkurtit të vitit 2023”, tha Zajmi.
Specializanti Zajmi tha se kanë bërë kërkesa për takime me drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, por deri tani nuk kanë marr ndonjë përgjigje.
Ndërsa, paralajmëroi protesta të vazhdueshme për të drejtat e tyre.
“Në të njëjtën kohë ne do të vazhdojmë me protesta nuk do të ndalemi për shkak se po protestojmë për të drejtat tona që janë të rregulluara dhe mbrojtura me vetë rregulloret e qeverisë tonë të cilat janë të shenjta dhe duhet të respektohen nga çdo institucion publik”, theksoi ai.
Anëtari i kryesisë së Këshillit të Specializantëve të QKUK-së, Leonard Peci u shpreh se nga drejtorët e të gjitha klinikave në QKUK po marrin shantazhe dhe kërcënime.
“Po kemi shumë shantazhe, po kemi kërcënime të ndryshme të specializantëve në klinika të ndryshme për shembull në sallën kirurgjikale po kërcënohen po thuhet se nuk do të futen fare në salla në ditët e punës nëse nuk dalin vikendeve, po kërcënohen për metodat diagnostike siç janë ultrazëri, metodat endoskopike. Ata po na e penalizojnë shkollimin tonë specialistik në formë të shantazheve nëse ne nuk dalim më shumë se 2 kujdestari që është antiligjore dhe nëse dalim me pagesë 50 euro ditëve të vikendit përkundër që Ligji i punës e thotë ndryshe. Ne po kemi kërcënime me provime specialistike e kollokfiume dhe në forma të ndryshme po hasim në shantazhe dhe kërcënime nga ana e specialistëve të të gjitha klinikat”, tha Peci.
Veton Kurti, specializant në Klinikën e Radiologjisë, u shpreh se me telashe të pagesave të kujdestarive po ballafaqohen çdo 2-3 muaj.
“Jeni dëshmitarë se edhe 2-3 muaj keni qenë këtu para të njëjtit vend dhe objekt çdo 2-3 muaj e kemi këtë problem shpresoj se një herë e mirë të zgjidhjet ky problem se na këtu nuk po dalim prej qejfit por prej zorit”, u deklarua Kurti. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova