I vlerësuar si vendi i parë në rajon që ka përfunduar procesin e fiskalizimit të bizneseve, Shqipëria vijon të përmirësojë formalizimin e ekonomisë. Ekspertët ndajnë opinione të ndryshme sa i përket përfitimeve nga reforma e fiskalizimit. Ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ende nuk ka dhënë një shpjegim për përfitimet nga ky proces.
Autoritetet fiskale lajmëruan se, pas dy vitesh nga fillimi, përfundoi procesi i fiskalizimit të bizneseve. Sipas të dhënave të administratës, janë fiskalizuar rreth 105 mijë tatimpagues, ku 78 mijë prej tyre janë biznese të vogla dhe rreth 27 mijë subjekte të mëdhenj. Nisur nga këto shifra, sot Shqipëria renditet ndër vendet e para në rajon, sa i takon zbatimit me sukses të reformës së fiskalizimit. Që do të thotë se 100% e biznesit lëshon fatura elektronike në kohë reale, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave dhe formalizimin e ekonomisë.
Ky ishte procesi, që u cilësua si revolucion në fushën e tatim taksave dhe që, hasi në gjykime të ndryshme, deri në kundërshti të hapura nga bizneset dhe përfaqësuesit e tyre. I nisur nga 1 janari 2021 për transaksionet mes enteve publike, i vazhduar më 1 korrik 2021, me transaksionin pa para në dorë mes bizneseve dhe i avancuar në fazën përfundimitare, që u konsiderua dhe më delikate, nga 1 shtatori 2021 e këtej, ky proces përfshiu në fiskalizim edhe bizneset e vogla për shitjet me para në dorë, periudhë që do të duhej të përfundonte pa penalitete deri më 30 qershor 2022.
Numri i bizneseve të fiskalizuara, në përfundim të reformës, është në ndërkohë 12% më pak nga totali i bizneseve aktive.
Procesi, jo vetëm revolucionarizoi mënyrën se si bizneset komunikojnë me sistemin tatimor në vend, por nxiti biznesin drejt ofrimit të zgjidhjeve teknologjike.
Po a mundi ky proces revolucionarizues të ndikonte në formalizimin e ekonomisë dhe të biznesit?
Ekspertët dhe analistët, kanë sjellë një këndvështrim analizues të efektit të instrumentit të fiskalizimit, nëpërmjet arkëtimeve nga TVSH, për vitin 2021 dhe 2022, por pjesërisht edhe nga akciza. Rezultatet tregojnë se të ardhurat e arkëtuara në llogari të agjencisë tatimore janë vetëm 1.8 miliard lekë më shumë në vitin 2022.
Studio ALTAX vëren, përshembull se, efekti i fiskalizimit nuk ka ndikim më shumë se 0.2% në rritjen e totalit të të ardhurave nga taksat e konsumit. Nëse në këtë tregues përfshihet edhe treguesi i çmimeve të konsumit, atëherë ndikimi është negativ. Qeveria kishte pritshmëri për rritje me 10 për qind të të hyrave fiskale nga fiskalizimi për çdo vit të aplikimit të tij.
Vlerësimi shkon më tej, duke konsideruar edhe projeksionin e të ardhurave nga tatimi mbi vlerën e shtuar, TVSH, për vitin 2023 dhe tregon se gjithë procesi i fiskalizimit, ende nuk mund të konsiderohet i suksesshëm.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë, gjatë një bilanci për vitin e kaluar, vlerësoi se rritja e të ardhurave tatimore ka pasur në bazë të saj ecurinë më të mirë të ekonomisë, por edhe ndikimin e reformave të ndërmarra, ndër të tjera edhe fiskalizimin./rtsh.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025