LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi kujton demonstratat e 81-tës: Fillimi i “Pranverës së Madhe”, e cila nuk do të përfundonte deri në çlirimin e Kosovës

Krasniqi kujton demonstratat e 81-tës: Fillimi i “Pranverës së Madhe”, e cila nuk do të përfundonte deri në çlirimin e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosoëvs (PDK), Memli Krasniqi ka kujtuar 42 vjetorin e demonstratës së 81-tës, duke thënë se 42 vite më parë, mijëra studentë të guximshëm, idealistë dhe me vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës – u ngritën bashkë dhe njëzëri – për të kundërshtuar një sistem shtypës dhe armiqësor.

Krasniqi përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se shpërthimi qytetar i katër dekadave më parë ishte akumulim i pakënaqësive dhe, njëkohësisht, fillimi i “Pranverës së Madhe”, e cila nuk do të përfundonte më deri në çlirimin e Kosovës.


“11 marsi i vitit 1981, mbi të gjitha, ishte artikulim dhe manifestim gjithëpopullor i kërkesave tona politike, ekonomike, shoqërore e arsimore.

Duke e njohur peshën e kësaj date dhe duke e vlerësuar rëndësinë e asaj që do të nxiste më pas në vendin tonë, sot, nderojmë studentët e rënë në ballë të këtyre protestive”, ka shkruar Krasniqi.

Po ashtu ai tha se sot, kujtojmë dhe vlerësojmë edhe kontributin e të gjithë studentëve, profesorëve dhe të të gjithë popullit tonë që bashkë nisën ndryshimin e kursit të historisë dhe projektimin e ëndrrave të reja për Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data

Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data

Lajme
Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar

Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar

Lajme
Kurti e Vuçiq sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel

Kurti e Vuçiq sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel

Lajme
BE pret që qeveria e re të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe të respektojë Marrëveshjen e Prespës

BE pret që qeveria e re të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe të respektojë Marrëveshjen e Prespës

Politikë
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Lajme
Sot riga shiu e shkarkime rrufesh

Sot riga shiu e shkarkime rrufesh

Lajme
Kalo në kategori